Buzek: Ballkani në pragun e BE-së
"Situata e Ballkanit për momentin është premtuese. Sot atje nuk ka më tensione, siç shihnim në të kaluarën. Vendet e këtij rajoni tani trokasin në derën e BE-së. Dhe ky është sukses për BE-në. Mund të pranojmë anëtare të reja në mënyrë tepër të natyrshme. Por paraprakisht duhet të përmbushen kushtet", theksoi Buzek në një intervistë për gazetën serbe "Vecernje novosti".
Buzek e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor, pasi, siç tha ai, “kjo është me rëndësi esenciale dhe është mënyra reale për mbajtjen e një barazpeshe dhe ruajtjen e paqes në rajon, që është e rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë evropianët”.
Ai theksoi se liberalizimi i vizave është tejet i rëndësishëm, si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për shtetet e Evropës Lindore.