Buzek: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
BRUKSEL- Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek ka thënë se “vazhdimi i dialogut me Kosovën është kushti i vetëm i Serbisë për të marrë statusin e kandidatit, duke shtuar se ky nuk është kusht i ri, por detyrim ekzistues i mëhershëm”. Duke folur për gjendjen në veri të Kosovës, ai ka vlerësuar se është jostabile. Sipas tij, Serbia deri më tash ka bërë shumë në rrugën e saj drejt BE-së, por ajo “duhet të luajë një rol konstruktiv në rajon, para së gjithash me riangazhim në dialogun me Kosovën dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën”.
Në një intervistë për gazetën “Vecernje novosti” para vizitës në Beograd, Buzek ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është jostabile. Por ai ka porositur që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në atë që të mos rrezikohen proceset afatgjate.
Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, Buzek tha se Komisioni Evropian pret përkufizimin e kornizës së dialogut rreth së cilës mund të dakordohen të Beogradi dhe Prishtina.
Ai tha se duhet dhënë fund retorikës nxitëse, e cila krijon ndarje, të hidhet poshtë çdo lloj nxitjeje për tensione, dhe “si më urgjente ndërprerja e konfliktit në veri të Kosovës”, citohet të ketë thënë Buzek.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)