Greqi, gazeta “Elefterotipia” rrezikon të mbyllet
ATHINE - Një prej gazetave më të mëdha në Greqi, ‘Elefterotipia’, është në prag falimentimi dhe 800 punonjësit e saj nisën sot një grevë pa afat.
Punonjësit nisen grevën pas pamundësisë së gazetës për të vazhduar botimin e saj, pasi bankat në Greqi refuzuan një kërkesë për një kredi me vlerë 8 milione euro.
Drejtuesit e gazetës nuk përjashtojnë mundësinë e mbylljes së gazetës, ndërsa punonjësit do të vazhdojnë grevën derisa të qartësohet situata financiare e nje prej mediave më të mëdha dhe ndikuese ne vend.
Mbyllja e gazetas ‘Elfterotipia’ vjen pas situatës së vështirë të borxhit që po kalon vendi dhe gjendjes së vështirë të bankave në Greqi.
(m.a/BalkanWeb)