E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Importi i plehrave, tradhti kombëtare

TIRANE - Kryetari i PS-së Edi Rama reagoi në një rrjet social në internet për ligjin e mbetjeve që po diskutohet në Kuvend.

Shefi i opozitës publikoi dy mesazhe të shkurtra në rrjetin social ‘Twitter’ ku thekson se importimi i plehrave përbën një tradhti kombëtare.

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milion tonë plehra rrugëve. Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash’ shkruan Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›