Buzëqesh Dinamo, Vllaznia e Flamurtari short i vështirë
Europa League, aktiviteti më i ri europian që zëvendësoi Kupën UEFA, u inaugurua në Nion me hedhjen e shortit për turin e parë dhe të dytë eliminator. Mishel Platini, njëshi i "qeverisë" së futbollit kontinental, ka ndihmuar në përzgjedhjen e skuadrave që do të ndeshen në takimet e para, të cilat do të zhvillohen në datat 2 dhe 9 korrik. Goglat në Zvicër nuk janë treguar aspak bujare me skuadrat shqiptare. E vetmja që ka buzëqeshur, sepse të paktën në letër është mjaft e favorizuar për kalimin e turit të parë, është Dinamo. Blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça do të luajnë në turin e parë eliminator përballë FC Lahtit. Për finlandezët, të cilët janë një klub pa shumë histori (i formuar në vitin 1996), ky është debutimi në kupat e Europës. Gjithsesi, ata shihen si një ekip i rrezikshëm jo vetëm për stilin e fortë të lojës nordike, por edhe sepse kanë në kontingjent Jari Litmanen. Sulmuesi 38-vjeçar është cilësuar si një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit në Finlandë, madje është përzgjedhur edhe si lojtari më i mirë i 50 viteve të fundit në këtë vend. I njohur ndryshe me epitetin "Mbreti", ai vazhdon të mbajë shiritin e kapitenit në Kombëtare: gjatë dy dekadave, Litmanen ka realizuar 30 gola në 124 ndeshje. Në karrierë ka luajtur me klube si Ajaks, Barcelona, Liverpul e Malmo, ndërsa te Lahti u transferua në maj 2008, pasi u la i lirë nga Fulhami. Skuadra që do të kualifikohet nga kjo sfidë, në turin e dytë eliminator të Europa League, do të luajë me sllovakët e Nova Goricas. Dinamo shihet si më e favorizuar, sepse ka më shumë eksperiencë në takimet ndërkombëtare dhe luan ndeshjen e dytë në fushën e saj.
Short mjaft i vështirë për Vllazninë. Shkodranët "peshkuan" Sligo Rovers, një emër thuajse të panjohur, që u klasifikua e katërta në sezonin e kaluar në Irlandë. Për nënkampionët e Shqipërisë, çdo gjë vështirësohet, sepse irlandezët janë në kulmin e kampionatit. Në turin e dytë eliminator, sipas shortit, fituesja e çiftit me numrin 2 (Vllaznia ose Sligo Rovers) do të luajë kundër Rapidit të Vjenës. Skuadra e drejtuar nga Peter Pakult, e renditur në vendin e dytë të Bundesligës austriake, ishte një prej kundërshtarëve më të vështirë në këtë fazë.
Duke përfituar nga fakti që UEFA kërkon t‘i japë më shumë rëndësi Kupës, Flamurtari e fillon aventurën europiane në turin e dytë eliminator. Goglat vendosën që kundërshtari i vlonjatëve do të jetë fituesi i çiftit 17, ndërmjet skocezëve të Madhëruell dhe uellsianëve të Lanelit. Natyrisht që skuadra më e favorizuar është Madhëruelli, e cila merr pjesë në Europa League, si fituese e çmimit "Fair Play" nga Federata Skoceze e Futbollit. Në sezonin 2008-‘09 ata u eliminuan nga Kupa UEFA prej francezëve të Nansit. Ndërsa Laneli është nënkampionia e Premierligës në Uells.
Shkodranët
Vllaznia me "big",
pas Napolit radha
e Rapidit të Vjenës
Pjesëmarrja në kupat e Europës nuk kërkohet vetëm prej përfitimeve financiare të klubeve, por edhe sepse shorti mund t‘i vendosë skuadrat përballë skuadrave të njohura në arenën ndërkombëtare. Kjo ndodhi me Vllazninë, që në rast kualifikimi në turin e dytë eliminator të Europa League do të luajë kundër Rapidit të Vjenës. Kundërshtari i turit tjetër (nëse kalohet Sligo Rovers) nuk është i panjohur në kryeqendrën veriore të vendit. Në edicionin e largët 1971-‘72, plot 37 vjet më parë, në Kupën UEFA, ata duhej të luanin përballë austriakëve, por kuqeblutë nuk u paraqitën në asnjë prej ndeshjeve. Në një farë mënyre, Vllaznia është skuadra shqiptare që është "bekuar" nga goglat në dy dekadat e fundit. Mjafton të kujtosh disa prej emrave të kundërshtarëve, për të kuptuar se kuqeblutë kanë luajtur kundër disa prej klubeve më të njohur në kontinent. I fundit ka qenë në sezonin 2008-‘09 të Kupës UEFA, kur në turin e dytë eliminator luajtën me Napolin e Serisë A. Një sfidë ku Vllaznia humbi me rezultatin 3-0 në "Loro Boriçi" dhe 5-0 në "San Paolo". Një sezon më parë, pasi eliminoi kroatët e NK Zagreb, në turin e dytë të Kupës Intertoto, Vllaznia luajti me turqit e Trabzonspor. Në edicionin 2003-‘04 shkodranët janë përballur me skocezët e Dandit në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, ndërsa në sezonin 2001-‘02 pasi eliminuan Reikjavikun në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, ata u ndeshën me gjigandin turk, Gallatasarai (ku humbën 2-0 dhe 4-1). Në edicionin 1991-‘92 të Kupës së Kupave, në turin e parë Vllaznia luajti me AEK Athinë.
FC Lahti
Sulmuesi kosovar, i emocionuar për sfidën me Dinamon dhe udhëtimin në Shqipëri
Drilon Shala: Nuk do të jetë e lehtë
Fc Lahti, kundërshtari i Dinamos, nuk është një emër i madh në futbollin finlandez, madje ka shumë pak histori. Të krijuar në vitin 1996, atyre u kanë mjaftuar dy sezone për të arritur në kampionatin elitar të vendit nordik (Veikausliga), për të mos u larguar më. Trofeu i vetëm i skuadrës është Kupa e Ligës në Finlandë, në vitin 2007, ndërsa ky është debutimi në kupat e Europës. Ata u kualifikuan në turin e parë eliminator të Europa League, pasi e mbyllën sezonin në vendin e tretë. Lahti njihet më tepër sepse aty luan sulmuesi Jari Litmanen. Por, me këtë ekip militon edhe kosovari me pasaportë finlandeze, Drilon Shala. Sulmuesi 22-vjeçar është shprehur mjaft i emocionuar për udhëtimin në Shqipëri dhe paralajmëron të tijtë se me Dinamon i pret një përballje mjaft e vështirë. "Kam lindur në Kosovë dhe natyrshëm jam i emocionuar që do të luaj në Shqipëri. Jam i sigurt se familjarët dhe të afërmit e tjerë do të jenë prezent të shohin ndeshjen", deklaroi Shala, i cili është pjesë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilka Makela që prej vitit 2006. "Më kishte marrë vërtet malli për vendlindjen dhe për Shqipërinë, sepse ata janë një popull fantastik. Ndeshja? Mendoj se nuk do ta kemi aspak të lehtë", shtoi ish-lojtari i U-19 të Finlandës.
e. kodheli
Vllaznia
Trajneri i kuqebluve thekson avantazhet dhe disavantazhet përballë Sligo Rovers
Hasan Lika: Kërkojmë kualifikimin
Nga Puka, ku ndodhet me skuadrën për fazën përgatitore, trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, ka folur rreth verdikteve të shortit për turin e parë të Europa League. Drejtuesi i stolit kuqeblu ka folur për disavantazhet dhe avantazhet në dy përballjet me irlandezët e Sligo Rovers. "Së pari mund të them se është një short i ekuilibruar, por disavantazhi ynë më i madh është se kundërshtarët tanë janë në kulmin e kampionatit dhe natyrshëm që gëzojnë një formë mjaft të mirë fizike. Ndërsa Vllaznia në anën tjetër po zhvillon fazën përgatitore dhe nevojitet ende kohë që lojtarët të arrijnë gjendjen optimale për sfidat në ndërkombëtare", deklaroi Lika. "Një tjetër disavantazh është fakti që nuk kemi informacion për Sligo Roversin dhe për lojtarët e këtij ekipi. Në anën tjetër mund t‘i besojmë eksperiencës së futbollistëve tanë, që është një faktor mjaft i vlefshëm në kupat e Europës". Pavarësisht këtyre problemeve, në Shkodër të gjithë pretendojnë kalimin e turit të parë. "Natyrisht që ne do të kërkojmë vetëm kualifikimin. Është e qartë që ndeshje të tilla janë mjaft të vështira, por objektivi ynë është përcaktuar dhe do kërkojmë ta realizojmë. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë dhe po presim përforcime (dy lojtarë brazilianë)", përfundoi ai.
Vlonjatët
Flamurtari, 13 vjet
në pritje të Europës
Flamurtari rikthehet në futbollin e madh pas plot 13 viteve mungesë. Ishte pikërisht sezoni 1996-‘97 kur kuqezinjtë luajtën në Kupën e Kupave, edicion kur u eliminuan nga sllovakët e Kelmon Humene. Në atë periudhë ata morën pjesë si finalistë të Kupës së Shqipërisë (ku u mposhtën nga Tirana më 1996-ën). Është dashur sërish trofeu i dytë për nga rëndësia në vend, që të rikthejë vlonjatët në arenën e futbollit të rëndësishëm. Por, këtë herë ata vijnë si fitues të Kupës, pasi mposhtën 2-1 pikërisht Tiranën. Ky ishte trofeu i parë i Flamurtarit pas 18 vitesh (u shpallën kampionë në sezonin 1990-‘91). Kundërshtari i skuadrës së Eqerem Memushit në turin e dytë eliminator të Europa League do të jetë fituesja e çiftit Madhëruell-Laneli. Skocezët janë skuadra së cilës bregdetarët duhet t‘i druhen, por të paktën ata evituan rivalë si Steaua, Bazel, Gallatasarai, Alborg, Metalurg Donjeck, Gent, NAC Breda, Omonia, Shturm i Gracit apo Rapidi i Vjenës, të cilat ndodheshin në vazon e elitareve për turin e dytë.
Europa League
Turi I eliminator
1. MTZ-RIPO Minsk (Bjellorusi) - FK Sutjeska (Mal i Zi)
2. FC Lahti (Finlandë) - KS Dinamo (Shqipëri)
3. FK Vetra (Lituani) - CS Grevenmaher (Luksemburg)
4. Rosenborg (Norvegji) - NSI Runavik (Islandë)
5. Haladas (Hungari) - Irtish Pavlodar (Kazakistan)
6. Sligo Rovers (Irlandë) - KS Vllaznia (Shqipëri)
7. Olimpi Rustavi (Gjeorgji) - B36 Torshavn (I. Faroe)
8. Anorthosis (Qipro) - UN Kaerjeng 97 (Luksemburg)
9. Slaven Koprivnica (Kroaci) - Birkirkara (Maltë)
10. Zimbru Çisinau (Moldavi) - Okzheptes K. (Kazakistan)
11. Lisburn Distileri (I. e Veriut) - Zestafoni (Gjeorgji)
12. Helsingborg IF (Suedi) - FC MIKA (Armeni)
13. Valeta FC (Maltë) - Keflavik (Islandë)
14. Dinaburg (Letoni) - JK Nome Kalju (Estoni)
15. Buduçnost (Maqedoni) - Polonia Varshava (Poloni)
16. Rudar Velenje (Slloveni) - JK Trans Narva (Estoni)
17. Madhëruell (Skoci) - Laneli AFC (Uells)
18. Shiroki Brijeg (Bosnjë H.) - Banants (Armeni)
19. Spartak Trnava (Sllovaki) - Inter Baku (Azerbajxhan)
20. Dinamo Minsk (Bjellorusi) - FK Renova (Maqedoni)
21. Rejndërs (Danimarkë) - Linfilld (I. e Veriut)
22. Simurq PFC (Azerbajxhan) - Bnei Jehuda (Izrael)
23. Nju Seints (Uells) - Fram Reikjavik (Islandë)
* Ndeshjet luhen më 2 dhe 9 korrik
Turi II eliminator
Fituesi 4 - FK Qarabag (Azerbajxhan)
Paços de Ferreira (Portugali) - Fituesi 10
Fituesi 15 - Juvenes-Dogana (San Marino)
Shturm Grac (Austri) - Fituesi 18
Bazel 1893 (Zvicër) - Santa Koloma (Andorrë)
Honka Espo (Finlandë) - Bangor Siti (Uells)
MSK Zilina (Sllovaki) - Dacia Çisinau (Moldavi)
Fituesi 8 - FK Petrovac (Mal i Zi)
Seint Patrik (Irlandë) - Fituesi 13
Omonia (Qipro) - HB Torshavn (I. Faroe)
Nova Gorica (Sllovaki) - Fituesi 2
Sigma Olomouc (Çeki) - Fituesi 23
Legia Varshavë (Poloni) - Fituesi 7
Falkirk (Skoci) - FC Vaduz (Lihtenshtejn)
IF Elfsborg (Suedi) - Fituesi 5
Rapid i Vjenës (Austri) - Fituesi 6
Naftan Novopolotsk (Bjellorusi) - Gent (Belgjikë)
Liepajas Metalurgs (Letoni) - Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)
Diferdange 03 (Luksemburg) - HNK Rijeka (Kroaci)
FK Suduva (Lituani) - Fituesi 21
Fituesi 3 - HJK Helsinki (Finlandë)
FK Milano (Maqedoni) - Fituesi 9
Fituesi 20 - Tromso IL (Norvegji)
KR Reikjavik (Islandë) - Larisa (Greqi)
Brondbi IF (Danimarkë) - Flora (Estoni)
Alborg BK (Danimarkë) - Slavija Sarajevo (Bosnjë H.)
Steaua Bukuresht (Rumani) - Ujpest (Hungari)
Metalurg Donjeck (Ukrainë) - Fituesi 1
Rabotniçki (Maqedoni) - Krusaders (I. e Veriut)
Fituesi 22 - Fituesi 14
NAC Breda (Holandë) - Gandzasar Kapan (Armeni)
Çerno More Varna (Bullgari) - Iskra-Stali (Moldavi)
FBK Kaunas (Lituani) - FK Sevojno (Serbi)
KS Flamurtari (Shqipëri) - Fituesi 17
Fituesi 11 - Fituesi 12
Skonto (Letoni) - Derri Siti (Irlandë)
Sliema Uonderers (Maltë) - Makabi Netania (Izrael)
Tobol Kostanai (Kazakistan) - Gallatasarai (Turqi)
Fituesi 16 - Crvena Zvezda (Serbi)
FK Sarajevo (Bosnjë H.) - Fituesi 19
* Ndeshjet luhen më 16 dhe 23 korrik