"TE BASHKOJME TE MAJTEN". ARSYE APO DEMAGOGJI?
Kjo është një histori që ia vlen shumë të harxhojmë, siç do thoshin shkruesit e moçëm, pak bojë. Tregimtarët e historive do lëpinin buzët po t‘u jepej një motiv i tillë, për të hedhur në treg një novelë, ku heronjtë do t‘i shikonim pa asnjë çmeritje. Thirrja "Të bashkojmë të majtën" u bë nga krerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një mbrëmje të bukur vere, një javë para zgjedhjeve, me kërkesën që drejtues e personalitete të së majtës të mblidheshin, të bashkoheshin e të vendosnin të hiqnin Berishën nga pushteti?! Krerët e koalicionit të majtë, pasi kishin parë, dëgjuar nga kjo parti e jetuar tërë sharjet e mundshme, për më tepër se një vit, nuk u qorrollepsën nga ngasja, por refuzuan. Ftesës së një takimi të së majtës shqiptare, për bashkim, ju gjegj pozitivisht vetëm Fatos Nano, ish-kreu i Partisë Socialiste. O jetë! O shaka e përjetshme! A thua se nuk ishin këta të dy që e përçanë të majtën.
Kush ka vëzhguar e studiuar zhvillimet në të majtën shqiptare në vitin 2003, i kujtohen zhvillimet e konfliktit Nano-Meta, që çuan në përçarjen e Partisë Socialiste. Kjo luftë, kohë më pas, solli në pushtet, tashmë të ricikluar tërësisht, pas humnerës "viti ‘97", Sali Berishën. E majta kishte marrë në tërësi mbi 50 për qind të votave, por sistemi zgjedhor i jepte shumicën e përfaqësuesve në Parlament së djathtës. Ju që e dini, që e lexoni dhe rilexoni këtë dramë sociale të së majtës, përpos ju sjell ndërmend edhe një herë ndihmesën për ardhjen në pushtet të së djathtës, dhënë nga Fatos Nano e Ilir Meta, ju kujton edhe mendjemadhësinë e mendjelehtësinë e tyre, që ka qenë aq e zakonshme te të gjithë ata që ishin ulur në kolltukun kryeministror. Tani, siç u bë e njohur, protagonistët e përçarjes, u takuan "për të bashkuar të majtën". A thua të jetë e vërtetë se ata kanë kuptuar dobinë për të pasur marrëdhënie të mira?
Nuk u desh shumë kohë që të kuptohej se lufta e konflikti Nano-Meta nuk bazohej dhe aq shumë mbi parime se sa mbi interesat vetjake, mbi klanet që kishin formuar, që më pas u shndërruan në oborre. Njëri prej tyre, tashmë me staturën e një liberali të madh, mbase aspironte të kishte përmendoren e tij dhe tjetri ndoshta diku dëgjoi "Ai është një djalosh që ka për të bërë përpara", ç‘ka mund të ketë shërbyer për t‘i nxitur ambicien. Njëri zemërak e tjetri sarkastik nga natyra. Njerëzit, të lodhur me këta të dy politikanë, përfaqësues të së majtës, cinikë në sjellje e qëndrim, në ambicie e njohje të ëmbëlsirës së kolltukut kryeministror, njëherësh jo të pandjeshëm ndaj ëmbëlsive të jetës, u braktisën nga Kongresi i Partisë Socialiste, ku konkurruan për postin e kryetarit dy figura të tjera, me ndihmesë të ndjeshme në reformimin e partisë. Nano e emërtoi "një aksident të rëndë" kongresin e partisë, e quajti veten të vjedhur dhe Partinë Socialiste të pushtuar nga një lëvizje radikale të drejtuar nga kryetari i sapozgjedhur, Edi Rama. Për përçarjen e Partisë Socialiste tha se "...nuk është tragjedi" dhe se nuk e përjashton e mbështet mundësinë e formimit të partive të tjera nga pjesëtarë të PS-së.
A janë përgjegjës Nano e Meta, për përçarjen e Partisë Socialiste? Le t‘i marrim gjërat me radhë, pavarësisht murmurimave që do të shfryjnë të dy.
Lexues i nderuar! A ju kujtohet koha kur Nano dhe Meta bindën veten se nuk mund të ishin brenda radhëve të një partie, asaj Socialiste. Në dhjetor 2003, pas konfliktesh të ashpra, Nano riformulon qeverinë, ku Ilir Meta lihet jashtë kabinetit. Nga ky moment Meta largohet përfundimisht, formon LSI-në brenda spektrit politik të majtë dhe në armiqësi me Nanon, të cilën më pas e shtriu në armiqësi me Partinë Socialiste. Më tej. A ju kujtohet se sjelljet e matura ishin të panjohura për të dy. Në periudhën kur Partia Socialiste u përça, arroganca e krerëve të saj, fryt uniform i krenarisë boshe, i përtacisë dhe padijes, ishte e pashembullt. Partisë i kish humbur energjia dhe institucionet e saj drejtuese ishin mbushur me karrieristë, të zënë tërë kohën me interesat e bizneseve të tyre ose me anëtarë të flashkët e të qullët. Një pjesë e ministrave të kabinetit "Nano" filluan t‘i mësojnë punët e shtetit nga gazetat, tamam nga gazetat. Sa për akuzat në rritje, për përfshirje në afera korruptive, ngushëllonin veten me thënien "... se askush nuk mund të mburret se është i dëlirë në këtë botë".
Po pse duhej të ndodhte përçarja e së majtës shqiptare, kur nuk luftohej për parime? Përgjigjja është se pjesëmarrësit në debat ishin njëlloj të armatosur kundër njëri-tjetrit, me të njëjtën përvojë. E shihnin gënjeshtrën e përhapur rreth tyre e s‘u bënte zemra të merrnin pjesë aktive, për ta shndërruar Partinë Socialiste si motrat e saj europerëndimore. Një kryetar partie në Europë, kur do shihte se partia që ai drejton, rrezikon shthurjen e përçarjen, gjëja e parë që do bënte do ishte dorëheqja, për të lënë partinë të bashkuar sa kohë konflikti nuk shtrihej në anëtarësi, për të lënë rrugë të lirë për analizat e mëtejshme dhe të shpëtonte veten nga paragjykimet, gjë që Fatos Nano nuk e bëri. Nuk e bëri se ishte shumë i sigurt, një siguri amatoreske mbi pozitat e tij të forta në bazën e partisë. Tjetri, Ilir Meta, i verbuar nga pasioni, për t‘u dukur, për t‘u dalluar, megjithëse sheh qartë pasojat, veçohet e shfaqet si forcë politike, ndërkohë që nuk shihej kurrkund hapësirë boshe për vendosje të tjera në të majtën dhe nuk dukej gjëkundi nevoja për programe të tjera të së majtës. Këtë gjë e bëri me solemnitet në krahinën e vendorigjinës së tij, ku kishte dhe ka mbështetjen kryesore. Ai e bëri këtë plotësisht i bindur për veprimin, për opinionin dhe sigurisht që s‘pati kurrë as më të voglën lëkundje. Sa më shumë shkon koha, aq më fort plekset e koklavitet bindja se Ilir Meta nuk mund të duronte të kishte mbi vete një tjetër lider.
Ju, qytetarë shqiptarë, që do të votoni më 28 qershor për të majtën, keni të drejtë të gëzoheni kur dëgjoni se ka një ftesë për bashkim, duke menduar se atyre, Nanos e Metës, u ka mbetur një fije ndërgjegjeje dhe ndjejnë gabimin, se vërtet nuk qenë në gjendje të shkëputeshin nga ajo pikë e mallkuar atëherë, por janë në gjendje ta bëjnë tani plot sukses. Me të drejtë lind pyetja: ftesa për një bashkim të së majtës shqiptare, një javë para zgjedhjeve, është arsyetim i botës demokratike të së majtës apo një demagogji? Për të nxjerrë një përfundim sa më të drejtë, është e nevojshme që t‘i rikthehemi kohës kur Ilir Meta e drejtues të tjerë të LSI-së, me synimin për të nxjerrë nga anëtarësia e PS-së e për t‘i futur në radhët e tyre, ngrinin akuza ndaj Partisë Socialiste, të cilat arritën deri në shtrembërime e sharje. Edhe një çështje, ku ata pjesërisht kishin të drejtë, atë mbi disa ndryshime në amendamentet kushtetuese, e deformuan si argument, deri në armiqësi. Për të mos thelluar më tej përçarjen, në foltoren e konferencave të shtypit të PS-së, Ilir Meta vazhdohej të përmendej, deri në naivitet, si "Miku ynë Meta". S‘do të vononte dhe të gjithë së fundmi do ta kuptonin se nuk do të kishte midis tyre një marrëdhënie mirëkuptimi parazgjedhore. Vulën përçarjes do t‘ia vinte një intervistë e paradokohshme e Ilir Metës në "Balkaninsight", pyetur për mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me Partinë Socialiste. Përgjigjja ishte pozitive me kushtin "Unë Kryeministër, Rama në Bashki".
Togfjalëshi "bashkim i së majtës", i propozuar nga Meta, tingëllon pas kësaj sa demagogjik, sa komik aq dhe satirik. Doemos bëhet për të arritur efekte të caktuara. Ajo, ftesa, i shërben atij si një sfond i nevojshëm, për ta nxjerrë atë më mirë në dukje. Janë disa popujt që përdorin fjalën e urtë "Më thuaj ç‘hall të mundon, të të them se çfarë mendon". Prit kur të dalin nesër, hijerëndë e të qetë, të kënaqur nga vetvetja, me gjeste të sigurta dhe të na thonë se nuk e kuptuam mirë forcën e arsyetimit të tyre. Tani, s‘na mbetet veç të qeshim me çudinë dhe hidhërimin e një zhgënjimi në "ftesën" e stërvonuar për të bashkuar të majtën. E megjithatë, të majtën të mos e gënjejë mendja. Për shpresat e së ardhmes nuk përjashtohet mundësia që të vuajë pasojat për një kohë të gjatë, sa kohë partizat e pozicionuara në të majtën, do të drejtohen nga njerëz të rrëmbyer nga pasionet, të lidhur pas pushtetit, vegla të verbra të politikës së hidhur. Po ata e pandehin veten heronj.