Champions: Shorti kënaq, Tirana përballë Stabaekut
Shanset e para për të bërë një ecuri të mirë në këtë edicion të Champions Leagues, Tirana do të duhet t‘i luajë përballë skuadrës norvegjeze të Stabaekut. Përzierja e golave për kompeticionin më prestigjioz për klube në Kontinentin e Vjetër dje në mesditë në Nion të Zvicrës ka prodhuar një short të kënaqshëm për bardheblutë, të cilët duket se do të kenë përballë një skuadër jo shumë të njohur në arenën ndërkombëtare dhe që gjithashtu ka edhe një eksperiencë më të pakët në Kupat e Europës.
Bardheblutë do të duhet t‘i falen shortit të djeshëm, pasi fati i goglave ka bërë të mundur shmangien e përballje me frikshme me disa kundërshtarë të nivelit të lartë, si kroatët e Dinamos së Zagrebit, serbët e Partizanit të Beogradit, bjellorusët e Bate Borisov etj. Ndërsa shorti do të ishte konsideruar ideal, nëse bardheblutë do të përballeshin me ekipe si fituesit e çifteve Sant Julia (Andorra)-Tre Fiori (San Marino) dhe Hibernians (Maltë)/Mogren (Mali i Zi) apo me kazakët e Aktobe.
Stabaeku, edhe pse është një skuadër e themeluar që në 1920, periudhën më të madhe të historisë së saj e ka kaluar në ligat inferiore të kampionatit norvegjez të futbollit. Vetëm në vitin 1995 ka mundur të ngjitet për herë të parë në ligën elitare të këtij vendi. Gjatë këtyre 20 viteve të fundit, ata janë konsideruar si një ekip mesatar, ndërsa vetëm në vitet 2007 dhe 2008 kanë arritur rezultate të mira: në 2007 u pozicionuan të dytët në klasifikim, duke merituar emrin e nënkampionit, ndërsa në 2008 u shpallën për herë të parë kampionë të Norvegjisë.
Në disfavor të bardhebluve është fakti që, kampionati norvegjez është në aktivitet (në mesin e tij), ndërkohë që gjëja e cila mund t‘i ngushëllojë disi shqiptarët, ka të bëjë me paraqitjen zhgënjyese të kampionëve në fuqi të Norvegjisë në këtë sezon. Pas 14 ndeshjesh në edicionin 2009, Stabaek pozicionohet në vendin e gjashtë në klasifikim, në kuotën e 21 pikëve. Në të vërtetë, Stabaeku në 2007 dhe 2008 kishte ndërtuar një ekip shumë të mirë, i cili konsiderohej i frikshëm nga skuadrat norvegjeze më me emër. Por pas shpalljes kampion në 2008, klubi u prek nga kriza financiare dhe u detyrua të nxirrte në shitje disa prej lojtarëve më të mirë, mes të cilëve edhe sulmuesin kryesor, Alanzinjo.
Për hir edhe të historisë jo të gjatë në elitën e futbollistëve norvegjezë, Staebak është një skuadër me eksperiencë të pakët në krahasim me Tiranën në kupat e Europës, ku ka luajtur gjithsesi 22 ndeshje (12 në Kupën UEFA dhe 10 në Kupën Intertoto). Ndërsa bardheblutë numërojnë 58 ndeshje në kupat e Europës me një bilanc: 13 fitore, 6 barazime, 39 humbje dhe një golavarazh 54-104 (-50). Ndërsa vetëm në Champions League (dikur Kupa e Kampioneve), Tirana ka zhvilluar 34 ndeshje: 7 fitore, 3 barazime, 24 humbje dhe golavarazhi 33-56 (-23). Trajneri kroat i Tiranës, Ilia Lonçareviç, tregohet shumë i kujdesshëm, ku thekson se e konsideron "të vështirë shortin, por duhet të punojmë fort për të arritur objektivin. Është skuadër e vështirë, pak e njohim, por Tirana do të bëjë përpjekjet e saj maksimale dhe mendoj se është i kalueshëm".
Sulmuesi
Memelli, "spiunon" te
Tirana për Stabaekun
Për sa i përket mënyrës së lojës dhe cilësive të veçanta, të cilat mund të ndikojnë në një përballje, Stabaek për momentin është një kundërshtar i panjohur për Tiranën. Por gjithsesi duket se bardhebutë do ta kenë më të lehtë të marrin informacion rreth kundërshtarit të tyre norvegjez në turin e dytë të Champions League. Golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar të futbollit në sezonin e fundit në radhët e Tiranës, Migen Memelli, ka një të kaluar jo të largët në kampionatin norvegjez të futbollit dhe njohuri të mira për të. "Këpuca e Artë" ka luajtur në radhët e ekipit Brann Berger në sezonin 2006, ku në 19 ndeshjet e zhvilluara mundi të shënonte 7 gola, ndërsa në Kupën UEFA shënoi 4 gola në tri ndeshje. Megjithatë sulmuesi shqiptar ishte i pakënaqur nga ky sezon, sepse trajneri i norvegjezëve e aktivizonte shumë pak, ndaj zgjodhi të transferohej te Tirana. Për momentin sulmuesi ndodhet në Belgjikë për t‘u kuruar nga një dëmtim në kofshë.
Komentet
Kapiteni Stabaek thekson se nuk e njeh Tiranën
Norvegjezët: Short mesatar
Menjëherë pasi norvegjezët kanë mësuar për hedhjen e shortit të Champions League në Nion në Zvicrës, i janë futur punës për të kërkuar informacione për kundërshtarin shqiptar të Stabaek.
"Është një short interesant. Por për momentin është vështirë të thuash se sa i fortë mund të jetë kundërshtari, por brenda pak ditëve do të kemi më shumë njohuri rreth tyre. Mund të konsiderohet një short mesatar për ne", është shprehur dje kapiteni i skuadrës, Morten Skjonsberg Budstikka. Kapiteni i Stabaekut nuk ka qenë i vetmi që ka komentuar këtë përballje.
"Tirana ka fituar titullin kampion të Shqipërisë dhe ka marrë pjesë shumë herë në Kupat e Europës. Do të mundohemi të dërgojmë një vëzhgues në Shqipëri, për të ndjekur në stërvitje kundërshtarin tonë", ka theksuar drejtori sportiv i norvegjezëve, Lars Bohinen. Gjithsesi drejtuesi i Stabaek mendon se nuk bëhet fjalë për një short të lehtë. "Ishin mundësitë që të kishim një short më të lehtë. Por u mësua se do të duhet të ndeshemi me Tiranën, e cila ka mjaft përvojë në përballjen ndërkombëtare", -shton më pas Bohinen". Ndërkaq duket se kanë mbetur të impresionuar nga fitoja 2-1 e Tiranës në ndeshjen miqësore të luajtur kundër Milanit më 14 tetor 2008 për trofeun "Taçi Oil Albania Reads".
Stabaek
Ka një përvojë modeste në Kupat e Evropës
Debuton në Champions League
Stabaek është një ekip i ligës së parë norvegjeze, i cili lavdinë më të madhe e ka përjetuar në 20 vitet e fundit. Si klub është themeluar në vitin 1912. Nofka e tyre është edhe "Blutë". Në ligën e parë norvegjeze luajnë që nga viti 1995, me përjashtim të një sezoni, kur ra në kategorinë e dytë (në 2004 dhe u ngjit sërish në vitin 2005. Në 2008-n fitoi për herë të parë titullin kampion të Norvegjisë, sezon në të cilin mori edhe Superkupën e vendit të tij. Një vit më parë (2007) ishin shpallur nën ampionë. Po ashtu kanë fituar një herë edhe Kupën e Norvegjisë në vitin 1998, pasi mundën Rosenborgun me rezultatin 3-1 në finale. Stabaek, ndeshjet brenda deri në vitin 2008 i luante në stadiumin "Nadderud" të qytetit Baeum. Ky stadium u ndërtua në vitin 1961 dhe u rikonstruktua në 1996. Tashmë luan në stadiumin e ri "Telenor Arena", për ndërtimin e të cilit shpenzoi 61 milionë euro dhe që ka një kapacitet prej 15600 vendesh. Mund të thuhet se bëhet fjalë për një ekip që nuk ka shumë përvojë në kupat e Evropës. Në total ka luajtur 22 ndeshje (12 në Kupën UEFA dhe 10 në Kupën Intertoto), nga të cilat 8 fitore, 4 barazime dhe 10 humbje me një golavarazh 32-36 (-4). Ndërsa në këtë sezon ka fituar për herë të parë të drejtën për të luajtur në Champions League.
Champions / Turi 1
Hibernians (Maltë) - Mogren (Mali i Zi)
Sant Julia (Andorra) - Tre Fiori (San Marino)
Champions / Turi 2
TIRANA (Shqipëri) - Stabaek (Norvegji)
WIT Georgia (Gjeorgji) - Maribor (Slloveni)
EB/Streymur (I. Faroe) - Apoel (Qipro)
Kobenhavn (Danimarkë) - Hibernians (Maltë)/Mogren (Mali i Zi)
Debreçen (Hungari) - Kalmar (Suedi)
Makedonija GP Skopje (Maqedoni) - Bate Borisov (Bjellorusi)
Hafnarfjördur (Islandë) - Aktobe (Kazakistan)
Pyunik (Armeni) - Dinamo Zagreb (Kroaci)
Ventspils (Letoni) - F91 Dudelange (Luksemburg)
Ekranas (Lituani) - Baku (Azerbajxhan)
Salzburg (Austri) - Bohemians (Irlandë)
Zrinjski (Bosjne) - Slovan Bratislava (Sllovaki)
Inter Turku (Finlandë) - Sheriff (Moldavi)
Rhyl (Uells) - Partizan (Serbi)
Visla Krakova (Poloni) - Levadia Tallinn (Estoni)
Levski Sofia (Bullgari) - Sant Julia (Andorra)/Tre Fiori (San Marino)
Makabi Haifa (Izrael) - Glentoran (Irlanda e Veriout)
* Ndeshjet luhen më 14/15 dhe 21/22 korrik