Vrasja e kambistit Cubaj, në pranga vrasësi i dyshuar
Një i dyshuar kyç për vrasjen e kambistit Astrit Cubaj është shoqëruar në ambientet e policisë, por deri në orët e vona të natës fajësia e tij nuk është vërtetuar. Sipas burimeve policore, ka prova të forta për të dyshuar mbi këtë person, i cili aktualisht është i akuzuar për një tjetër vepër penale. Gjithashtu, hetimet për vrasjen e kambistit kanë sjellë shoqërimin e 10 personave të tjerë dhe disa telefonata në sallën operative. Nga ana tjetër, fakte të reja kanë dalë në dritë për këtë vrasje, duke u zbuluar edhe një makinë e dyshuar që është përdorur nga grabitësit e rinj, pasi qëlluan mbi Astrit Cubajn, duke sjellë dyshime se ata kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë. Bëhet fjalë për krimin makabër që i mori jetën ish-mësuesit nga Kopliku pasditen e djeshme, teksa po hynte në pallatin ku jetonte prej dhjetë vitesh te "Komuna e Parisit" në Tiranë. Ai mbeti i vrarë nga tre plumba, pasi u përplas me grabitësit që mendohet se i kanë marrë rreth tetë mijë euro.
Burimet policore shpjeguan për këtë ngjarje se nga hetimet e kryera është bërë shoqërimi i dhjetë personave, ku një pjesë e tyre janë dyshuar se mund të ishin autorët e krimit, ndërsa të tjerët dëshmitarë të ngjarjes. Por, pas marrjes së dëshmive të tyre, ata janë lënë sërish të lirë, veç një rasti ku ka dyshime të forta, që personi i shoqëruar mund të jetë i implikuar në këtë ngjarje. Nga ana tjetër, pas publikimit të një numri telefoni nga ana e Policisë së Tiranës dhe ofrimit të 20 mijë eurove për informatorin që mund të çojë në identifikimin e autorëve, disa telefonata kanë ardhur edhe në sallën operative. Por grupi i punës, i drejtuar nga specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka siguruar për ruajtjen e anonimitetit.
Ndërsa grupi i ekspertizës ka nxjerrë konkluzionet e para mbi këtë ngjarje. Sipas të dhënave të tyre laboratorike, mbi kambistin 40-vjeçar është qëlluar me dy pistoleta të tipit "TT". Të dy personat kanë qëlluar nga dy plumba, por vetëm tre e kanë kapur në trup, pasi një tjetër është gjetur në makinën që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Madje, policia ka gjetur në vendngjarje dy lloj gjakrash, kështu që kanë lindur dyshimet se Cubaj është përleshur me autorët dhe i ka gjakosur me grushte e më pas ata e kanë qëlluar. Pas këtij krimi, ata janë larguar nga prapa pallatit, duke shfrytëzuar një rrugicë, që vazhdon pas një vendi të rrethuar me llamarina, e cila po përdoret për shesh ndërtimi. Atje i ka pritur një makinë, që mendohet se është një "Mercedes Benz" me ngjyrë të zezë, por ka qenë pa targa. E nga aty janë arratisur, duke humbur gjurmët. Këto të dhëna janë vënë në dispozicion nga një grua, e cila mendohet se është dëshmitare okulare e ngjarjes, e cila ka treguar për policinë edhe të dhënat e para për dy autorët e ngjarjes. Madje, ajo e ka çuar më tej dëshminë e saj, duke thënë se ata flisnin me dialekt verior.
Ndërsa policia, duke u nisur nga një tjetër hetim, ka shoqëruar një person, i cili dyshohet konkretisht edhe për vrasjen e kambistit. Ai, tashmë është arrestuar për një tjetër vepër penale, por po kërkohen edhe prova, pasi ka dyshime të forta se ka marrë pjesë në grabitjen me pasojë vdekjen e Astrit Cubajt. Nga ana tjetër, dëshmitarët që kanë dëgjuar krismat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vënë re se kambisti ishte ende gjallë, pavarësisht se nuk mund të fliste. Megjithatë, policia shpjegoi se dëshmitarët janë shtangur, duke mos i ofruar ndihmën e parë, e cila mund ta kishte ndaluar vdekjen e tij. Më pas, kur policia ka mbërritur në vendngjarje, e ka nisur atë me urgjencë për në spital. Madje, rrugës për në spital, uniformat blu kanë pasur edhe një aksident të vogël, nga shpejtësia për të shpëtuar jetën e 40-vjeçarit.
Në një njoftim për shtyp, nga policia u bë e ditur se autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet se janë të moshave 16 dhe 18 vjeç, të gjatë 1.70 dhe 1.75 cm, trupa të hollë, flokë të zeza e të qethura shkurt. Madje, njëri prej autorëve ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra dhe me shapka. Madje, ata mendohet se kanë qenë në dijeni se viktima kishte me vete një shumë të konsiderueshme të hollash, e cila arrin deri në 8 mijë euro. Sipas hetimeve, autorët e mitur, pas krimit mund të jenë larguar në drejtim të stadiumit "Dinamo". Inspektorë të krimeve kanë kryer një sërë sekuestrimesh të kasetave të kamerave të vendosura në këtë segment rrugor. Po ashtu, këta të fundit kanë kontrolluar edhe kamerat e vendosura në ambientet e bankave që ndodheshin në këtë zonë, ku kanë rënë në gjurmë të autorëve.
Sipas policisë kryeqytetase, Astrit Cubaj, 40 vjeç, baba i katër fëmijëve, pasi ka mbaruar punën, rreth orës 14.30, ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, në katin e dhjetë të një pallati në lagjen "Komuna e Parisit", në rrugën "Medar Shtylla". Sapo ka parkuar makinën tip "Mercedes Benz", ngjyrë të bardhë, me targa TR 0474 M, ai është vrarë dhe grabitur, ku mendohet se kishte me vete rreth 8 mijë euro. Ditën e djeshme është përcjellë për në banesën e fundit, por familjarët kanë vendosur që ceremonia mortore të bëhet në Koplik.