Byhler: ROSU nuk zhvilloi stërvitje në veri
PRISHTINE- Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë hyrë sot në mëngjes në veri të Kosovë, në drejtim të dy pikave kufitare, Jarinje dhe Bërnjakë. Mediat kosovare raportuan se ishin rreth 40 automjete të forcave ROSU, dhe aksioni i policisë ka të bëjë me arrestime të mundshme lidhur me vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, por edhe të atyre që dogjën pikën kufitare Jarinje. Por një lajm i tillë u kundërshtua nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi dhe komandanti i KFOR, Byhler. Ata thanë se forcat speciale nuk kishin hyrë në veri, por në jug të Mitrovicës, ku dhe zhvilluan një stërvitje. Reagon dhe Ivanoviç: Duan të na provokojnë.
REAGON REXHEPI: ESHTE STERVITJE
Në një reagim të pak minutave më vonë Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi mohoi lajmin se forcat speciale të Kosovës ndodhen në veri për arrestime.
“Ka qenë vetëm një ushtrim i forcave speciale ROSU dhe asgjë tjetër. Ky ushtrim është mbajtur në Jug të Mitrovicës, por atyre (serbëve) iu është dukur se po shkojnë tek ta”, ka thënë Rexhepi për të përditshmen Express.
BYHLER: ROSU NUK ZHVILLOI STERVITJE NE VERI
Ora 17: 59 Edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler sqaroi se forcat Speciale të policisë së Kosovës (ROSU) kanë zhvilluar sot një stërvitje, e cila është shtrirë edhe në Mitrovicë.Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler ka sqaruar se stërvitjet e njësive ROSU nuk janë shtrirë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, siç kanë raportuar disa nga mediat lokale, por kryesisht janë zhvilluar në jug dhe lindje të Mitrovicës
IVANOVIÇ: PO NA TESTOJNE
Sot në mëngjes ka pasur reagime dhe nga i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic. I cituar nga e përditshmja serbe “Blic” ai ka pohuar se 36 makina të njësive speciale ROSU janë nisur drejtë pikave kufitare në veri.
“Po na testojnë se sa shpejtë mund të reagojmë”, ka thënë Ivanoviç, duke shtuar se gjithçka tashmë është nën kontroll dhe se janë të gatshmë për të reaguar “por nuk besojmë se situata mund të përshkallëzohet. Veç po testojnë, edhe neve edhe se si faktorët ndërkombëtarë do të reagojnë. Idenë e kanë të keqe, sepse në çdo aksion të tyre nuk e kanë informuar as KFOR-in e as EULEX-in”, citohet të ketë thënë Ivanoviç. Ndërkohë që agjencia serbe “Srna” thotë se në këto momente po kryhet aksioni i arrestimit të personave të dyshuar për incidentet që kanë ndodhur më 25 korrik.
MEDIAT: ROSU NE VERI
Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë hyrë sot në mëngjes në veri të Kosovë, në drejtim të dy pikave kufitare, Jarinje dhe Bërnjakë. Mediat kosovare raportuan se ishin rreth 40 automjete të forcave ROSU, dhe aksioni i policisë ka të bëjë me arrestime të mundshme lidhur me vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, por edhe të atyre që dogjën pikën kufitare Jarinje. “Bashkë me automjetet e Policisë së Kosovës janë parë edhe forca të shumta të KFOR-it të cilat kanë shkuar në mëngjes në drejtim të pikës kufitare Jarinje”, shkruante sot paradite kosovapress, duke shtuar se serbët po organizojnë kthimin e barrikadave në pika të ndryshme, ndërkohë që situata në veri po tensionohet. Nga ana tjetër zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, toger Besim Hoti ka thënë për median kosovare se nuk është në dijeni.
(s.g/BalkanWeb)