E Diel, 1 Nëntor 2026

Diego: “I lumtur që u ktheva në Bundesligë”

Diego filloi aventurën me Volfsburgun pasi arkivoi një sezon zhgënjyes me bluzën e Juventusit në Itali. “Jam i lumtur që jam rikthyer në Bundesligë”, - tha 25-vjeçari brazilian, për të cilin Volfsburgu derdhi 15.5 milionë euro te klubi bardhezi. “Më pëlqejnë projektet e mëdha dhe këtu punohet me një projekt të madh”, - tha Diego, i cili do të mbajë në fanellë numrin 28, të njëjtin që pati edhe në Torino gjatë sezonit 2009-2010. “Jam ambicioz dhe dua të luaj për një klub që synon vendet e larta. Rikthimi im duhet parë në këtë sens. Shpresoj të argëtohem sërish në Bundesligë”, - tha Diego, i cili më parë ka luajtur në Gjermani me Verder Bremenin.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›