E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J2 Flamurtari – Tirana 2-1

Falë golit të Daniel Xhafës (2-1, 65’), Flamurtari triumfoi 2-1 kundër Tiranës në ndeshjen hapëse të javës së dytë të Superligës, duke grumbulluar gjashtë pikët e para të mundshme, duke futur në këtë llogari edhe fitoren ndaj kampiones në fuqi, Dinamos (1-0) në javën e parë.

Sulmuesi i talentuar Odise Roshi shënoi golin e parë për Flamurtarin e Gugash Maganit në minutën e 20-të, por Sebino Plaku barazoi shifrat (1-1) pas vetëm katër minutash lojës.

Golin fitues e shënoi golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Daniel Xhafaj (i zëvendësuar mes duartrokitjesh nga Ardit Shehaj). Për Xhafaj ky ishte goli i dytë sezonal pas atij kundër Dinamos, duke dëshmuar se është sërish një kandidaturë e fortë për të bërë “bis” në fitimin e trofeut të “Këpucës së artë”.

Flamurtari rimori përkohësisht kryesimin, në pritje të ndeshjeve të Vllaznisë me Kastriotin në Krujë (të shtunën) dhe të Skënderbeut me Teutën në Pogradec (të dielën). Tirana, nga ana e saj, pësoi humbjen e parë në kampionat, dhe nga dy ndeshjet në transfertë grumbulloi vetëm një pikë.

Kalendari i javës së dytë të Superligës ofron të shtunën Dinamo-Besa, Kastrioti-Vllaznia dhe Bylis-Elbasani. Të dielën luhet Skënderbeu-Teuta, ndërsa të hënën zhvillohet Laçi-Shkumbini.

STATISTIKA
Kjo ishte fitorja e 33-të e Flamurarit në 124 ndeshje historike me Tiranën (69 fitore, 22 barazime).

DETAJE
Daniel Xhafaj para dy sezonesh ka qenë pjesë e Tiranës. Dy gola ne dy ndeshje per te Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj të Flamurtari sezonin e kaluar luanin me bardheblutë Sebino Plaku për pak ditë veshi jozyrtarisht fanellën e Flamurtarit Flamurtari fitoi dy duelet e para me dy skuadrat kryeqytetase, Dinamon (1-0) dhe Tiranën (2-1)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›