E Shtunë, 31 Tetor 2026

K.Ronado: “Nuk kemi frikë askënd”

Kristiano Ronaldo është në sezonin e tij të dytë te Reali i Madridit, por në të parin nën urdhrat e trajnerit Hoze Murinjo. Ylli portugez foli për gazetën spanjolle “As” në lidhje me shortin e Ligës së Kampioneve, duke u treguar shumë optimist, por pa doza arroganti. Reali i Madridit do të ketë përballë në grupin e tij Milanin, Ajaksin e Amsterdamit dhe Okserin. “Të gjitha ekipet janë të forta në Ligën e Kampioneve. Ne jemi Reali i Madridit, i respektojmë kundërshtarët, por nuk kemi frikë askënd”, - tha CR7, i cili dëshiron të fitojë gjithçka këtë sezon. “Këtë vit ne kemi një motivim shtesë, nisur edhe nga fakti se nuk fituam asgjë vitin e kaluar”, - tha portugezi, i cili beson se Hoze Murinjo do të jetë në gjendje të bëjë po aq mirë sa ç’ka bërë te Interi, Çelsi apo Porto. “Unë jam i sigurt se lojtarët, trajnerët, zyrtarët e klubit, drejtuesit dhe tifozët do të vënë gjithçka për të fituar në të gjitha kompeticionet. Murinjo e ka bërë diku tjetër, dhe unë jam i sigurt se ai mund ta bëjë edhe këtu”, - shtoi Ronaldo.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›