E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Seria A, jane dhe Bogdani me Konen

Neser, me ndeshjen Udineze-Xhenoa (18:00) rikthehet në skenë Seria A, një prej kampionateve më të bukura dhe më të ndjekura në botë. E shtuna ofron në mbrëmje edhe Roma-Çezena (me këtë të fundit debuton Erjon Bogdani), për të vazhduar me shtatë ndeshjet e ditës së diel (spikasin Bari-Juventus dhe Milan-Leçe), e për ta mbyllur javën e parë ditën e hënë me Bolonja-Inter (kampioni në fuqi i Italisë). Nga Seria B janë ngjitur në këtë sezon Breshia (luan Panajot Kone), Leçe dhe Çezena (luan Erjon Bogdani). Skuadra për t’u mundur si gjithmonë në këto vitet e fundit mbetet Inter, që vjen pas katër titujve në vazhdimësi në fushë dhe një në tavolinë. Nga kampionët në fuqi ka ikur trajneri Hoze Murinjo dhe ka ardhur spanjolli Rafa Benitez.

SERIA A
JAVA I

E shtunë, 28 gusht
18:00 Udineze-Xhenoa
20:45 Roma-Çezena

E diel, 29 gusht
18:00 Bari-Juventus
20:45 Sampdoria-Lacio
20:45 Parma-Breshia
20:45 Palermo-Kaljari
20:45 Milan-Leçe
20:45 Fiorentina-Napoli
20:45 Kievo-Katania

E hënë, 30 gusht
20:45 Bolonja-Inter

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›