Dinamo-Tirana 2-4, bardheblutë killerNjë ndeshje me shumë përgjegjësi e tension në fushë, ku spikasin dy kartonë të kuq për Dinamon, mesfushorin Julian Brahja e më pas dhe portieri Elvis Kotori, e një për Tiranës, kapitenin Devi Muka. Një tripi

Tirana realizoi një fitore spektakolare 2-4 në transfertë të Tiranës me Dinamon, pikërisht në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të legjendës bardheblu e futbollit shqiptar, Arben Minga.
Një ndeshje me shumë përgjegjësi e tension në fushë, ku spikasin dy kartonë të kuq për Dinamon, mesfushorin Julian Brahja e më pas dhe portieri Elvis Kotori, e një për Tiranës, kapitenin Devi Muka. Një tripikësh i madh, që tashmë e çon në kuotën e 33 pikëve, një më pak se Vllaznia kryesuese.
Me katër blerjet e dimërore në fushë: Bakaj, Plaku, Çeko e Bodrusiç, Dinamo e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar një gol të shpejtë me anë të sulmuesit Fatjon Sefa në minutën e 7-të , por kaluar ende 60 sekonda, Migen Memelli pas asistit të Muzakës.
Golashënuesi më i mirë i Dinamos, Sabino Plaku, çoi shifrat në 2-1 në minutën e 12-të, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Ky ishte dhe goli i 9-të i Plakut në këtë sezon.
Pjesa e dytë ishte një rrebesh bardheblu, ku djemtë e Agustin Kolës shënuan tre gola. Ansi Agolli me një goditje spektakolare vendosi ekuilibrat në 2-2 në minutën e 58-të, ndërsa Memelli i solli për herë të parë avantazhin në këtë takim në minutën e 77-të. Memelli në dy takime me Dinamon ka shënuar tre gola.
Minuta e 80-të solli edhe largimin e Devi Mukës e Julian Brahjat, duke i lënë dy ekipet me nga dhjetë lojtarë, por pesë minuta më pas, ishte radha e portierit Kotori të Dinamos të linte fushën.
Pikërisht, pas këtij momenti zëvendësuesi Daniel Xhafaj shënoi golin e katërt për Tiranës, që vulosi shifrat 2-4 dhe solli edhe fitoren e dytë sezonale të 23-herë kampionëve, pas asaj 2-1 në fazën e parë.
Në javën e 19-të, Tirana do të presë Shkumbinin, skuadrën që mposhti në javën e 18-të Vllaznisë, duke i bërë një dhuratë indirekte bardhebluve.
E Shtune, 31 Janar 2009