Bylis e Elbasani, të papërmbajtshëm
Bylis dhe Elbasani janë të papërmbajtshëm. Ballshiotët mundën një rival të fortë në shtëpi, Kamzën e drejtuar nga Agustin Kola, ndërsa verdheblutë kanë marrë 3 pikë të arta në transfertën e largët të Gjirokastrës, teksa kanë mundur 2-1 Luftëtarin. Në këtë mënyrë kanë ruajtur pozitat e tyre në kreun e klasifikimit edhe pas kësaj jave. Edhe Lushnja pretendente ka fituar në transfertë, në Librazhd, 3-0, duke mbajtur vendin e tretë në renditje. Vlen të evidentohet rikthimi te fitorja e Partizanit, i cili ka mundur 2-1 Gramshin në stadiumin "Selman Stërmasi". Triumf me vlera ka arritur Burreli në Skrapar, duke e mundur 2-1 këtë të fundit dhe fundosur keq në klasifikim. Sa u takon pretendentëve për t‘u ngjitur në Kategorinë Superiore nga kjo kategori, tepër e vlefshme ka qenë edhe fitorja e Pogradecit në Lezhë, edhe pse minimale, 1-0.
A. M.
A. M.