Salihi, nga goli në gol, shënon sërish
Nga goli në gol. Kjo është motoja që shoqëron Hamdi Salihin që nga momenti kur kaloi te gjiganti austriak, Rapidi i Vjenës. Edhe pse tashmë e nis lojën në rolin e "xholit" nga bankina, kur skuadra ka nevojë për të, ai është gjithnjë i gatshëm të japë përgjigjen e tij. Në takimin e luajtur dje në shtëpi nga Rapidi i Vjenës kundër Kapfengerut, sulmuesi shqiptar është futur në lojë në minutën e 67‘ nga trajneri Pakult, kur ndeshja ishte fiksuar në shifrat 2-0. Miqtë ngushtuan 2-1 në minutën e 78‘ por shpresat e tyre për të marrë një pikë u shuan nga Salihi, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 85-të: Asist nga Dober, dhe shqiptari me një lëvizje të shpejtë dhe të bukur e çoi topin në rrjetë. Ky është goli i 11-të i Salihit në këtë sezon (9 me Rapidin dhe 2 me Riedin), ndërsa pozicionohet i dyti në listën e golashënuesve, pas Valner Roman i LASK LINZ me 13 gola.
A. M.
A. M.