Kapet me drogë, pranga ushtarit vlonjat
Një i ri vlonjat, që kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak, arrestohet si posedues droge në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se rreth orës 14:30 të së premtes, nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore Ushtarake Elbasan, u bë arrestimi i 20-vjeçarit Martin Gerra, lindur e banues në lagjen "24 Maji" Vlorë, ushtar në Repartin Ushtarak 3403/3, Ullishtë, Elbasan. Sipas burimit në fjalë, arrestimi i tij u bë pasi atij i janë gjetur 16.2 gramë kanabis sativa, të cilën e kishte në xhaketën ushtarake që kishte veshur. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".
be.dy.
be.dy.