Telenovela Malindi zgjidhet në Selanik

Telenovelës "Malindi" do t' i shtohet edhe një seri tjetër, që mund të jetë edhe e fundit në lidhje me transferimin e sulmuesit të Partizanit te Slavia e Sofjes, kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos (28 shkurt) në Bullgari.
"Pas bisedimeve me presidentin e Partizanit, zotin Albert Xhani, - tha menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata, - u vendos që ai dhe presidenti i Slavias, të takohen ditët e ardhshme në Selanik të Greqisë për të përfunduar ose jo tratativën e transferimit të Malindit'.
Vata, i cili shoqërohet nga menaxheri bullgar me licencë të federatës skoceze, Pavlo Panajotis, pohoi se "cështja Semina" ishte në rrugë të mbarë.
"Bisedat me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj për transferimin e Klodianit janë në rrugë të mbarë dhe mbrojtësi mund të konsiderohet lojtar i Belasicës", - tha Vata në linjë telefonike nga Shkodra.