AFTESIA E MESSIT. TE IMITOJE GOLA HISTORIKE

TOP NEWS - Lionel Mesi mund të konsiderohet fare mirë gjeniu i golit. Të mërkurën, argjentinasi shënoi dy gola në fitoren e Barcelonës në Celtic Park, që do të thotë shumë për katalanasit. Por argjentinasi përvec talentit dhe klasit të tij dallohet edhe për dicka tjetër. Mesi arrin të shënojë gola të ngjashëm me ata që kanë bërë historinë në futbollin Botëror.
Një nga golat e Messit në ndeshjen me Selltik ishte shumë i ngjashëm me atë të hungarezit Pushkash në ndeshjen me Anglinë në Uembli, në nëntor të vitit 1953, e fituar nga Hungaria 6-3. Në atë aksion, Pushkash tribloi falë teknikës së tij mbrojtësin e Anglisë, Bill Rajt, ashtu sikurse edhe Mesi bëri me mbrojtësit skocezë.
Por goli i Pushkash nuk është i vetmi që është ‘kopjuar' nga 22 vjecari. Në dy raste Mesi ka imituar edhe dy gola të idhullit të tij Diego Armando Maradona në Botërorin e Meksikës të vitit 1986 dhe si për ironi të fatit edhe këto gola u shënuan kundër Anglisë.
Imitimi i parë i sulmuesit të Barcelonës ishte goli ndaj Getafes, kur ai ashtu sikurse Maradona kaloi disa mbrojtës që nga mesi i fushës për të shënuar, ndërsa goli i tjetër u shënua kundër Espanjol. Në këtë ndeshje Mesi shënoi me dorë, ashtu sikurse edhe Maradona në Meksikë.
Burimi:-