Bylis, mrekullitë e bazës ushtarake të Cezarit
Bylisi, ashtu si edhe shumë qyte të tjera shqiptare arkeologjike, të ofron një peizazh të mrekullueshëm arkeologjik. Qyteti antik shqiptar shtrihet midis vargmaleve të Mallakstrës. Peizazhi përreth këtij qyteti antik është aq i mahnitshëm sa dhe rrënojat antike. Infrastruktura përreth zonës pothuaj se nuk ekziston fare, gjë që e vështirëson shumë hyrjen në qytet. Kjo është një rrugë shumë e përshtatshme për të gjithë ata që i adhurojnë aventurat. Bylisi nuk është një qytet turistik për t’u vizituar nga turistë të huaj, sepse ai qytet nuk njihej mirë as nga vetë shqiptarët sepse i kam pyetur dhe as ata vetë nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për të. Shqipëria ka një histori të pasur dhe një zhvillim të kufizuar për sa i përket anës së saj arkeologjike, dhe kjo nuk ndodh vetëm në Bylis. Por pa dyshim që në vitet në vazhdim kjo do të marrë më shumë kujdesje, ndërsa industria e turizmit do të zhvillohet. Origjina e Bylisit daton që në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit, kur ky qytet u formua nga ilirët. Ata kanë ndërtuar dhe muret e qytetit që akoma dhe sot nuk janë shembur.
Perandoria Romake arriti që ta pushtonte Bylisin gjatë luftërave që zhvilluan në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit, për shkak se romakët kërkonin që të zaptonin të gjithë vijën bregdetare për qëllime ekonomike, pra për tregtinë. Rreth viteve 229 deri në 219 para lindjes së Krishtit, Perandori Romake me luftërat e saj i dha fund dominimit ilir mbi Iliri dhe më pas duke e zëvendësuar me rendin e ri bizantin dhe romak. Mbas pushtimit Romak, Bylisi shumë shpejt u kthye në koloni romake dhe në një ndër bazat ushtarake të trupave të Jul Cezarit. Qyteti i Bylisit është përmendur në një nga fjalimet e Ciceronit në një fjalim të ashpër, ku mallkonte Markus Brutin për pushtimin e qytetit.
Gjatë pushtimit romak qyteti është plaçkitur dy herë nga pushtues të huaj. Për herë të parë qyteti u sulmua nga visigotët në fund të shekullit të katërt pas vdekjes së Krishtit. Visigotët arritën në qytet pasi pushtuan Adrianopojën (Edreneja në Turqinë e sotme).
Kjo e detyroi Romën që të fillonte të bënte rregullime në qytet nga kjo janë ndërtuar edhe disa nga zonat më të mbrojtura të qytetit që janë dhe sot, Bylisi u ngrit pas pushtimit të visigotëve ku në të u vendos dhe një qendër kishtare gjatë sundimit te Justinianit. Gjithashtu qyteti i Bylisit kishte dhe peshkopatën e vet, fakt i cili tregon se sa i rëndësishëm ka qenë ky qytet. Bylisi kishte peshkopin e vet, tregon dhe një herë se sa i rëndësishëm ishte ky qytet në krahasim me qytetet e tjera. Ky fakt shpjegon se pse në kaq territor të vogël u ndërtuan kaq shumë kisha, duke e bërë qytetin një ndër qytetet më të rëndësishme arkeologjike për sa i përket kishave kristiane.
Në vitin 568 pas vdekjes së Krishtit qyteti u plaçkit përsëri dhe i detyroi banorët që të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të largoheshin nga qyteti ku edhe në ditët e sotme ende mbetet i pabanuar. Pas plaçkitjes peshkopi i qytetit lëvizi nga Bylisi drejt një qyteti shumë të afërt që quhet Ballsh. Ndryshe nga disa qytete të tjera shqiptare të fortifikuara që mbetën shkretë, Ballshi nuk mbeti i tillë, por në ditët e sotme ai mbetet një qytet i izoluar arkeologjik. Në të tani ndodhet një kalë dhe një grua e moshuar që merret me rritjen e gjelave të detit.
Të shkosh në destinacionin e duhur është diçka sfiduese, por pjesë e një aventure që të kënaq. Nga Ballshi, kemi dhe 7 km rrugë malore, të cilën mund ta bësh më këmbë. Në Shqipëri autostopi është diçka shumë e thjeshtë për t’u bërë. Shqipëria është një nga vendet më miqësore. Shoferët e makinave në Shqipëri janë shumë miqësorë më vizitorët e huaj, saqë është më mirë të kalosh nga qyteti në qytet me autostop sesa të udhëtosh me urbanët e linjave.
Ndërkohë në Ballsh, që është një qytet që nuk ia vlen që të shpenzosh shumë kohë, rekomandohet që të furnizohesh me rezerva ushqimore, pasi nuk ka dyqane afër kodrës dhe klima është e tillë që dehidratohesh shpejt. Malet e larta që na rrethojnë dhe luginat e mrekullueshme duket sikur të ftojnë por një piknik.
Kishte një tabelë që tregonte se duhej të paguaje një tarifë për të hyrë, por aty nuk kishte roje. Aty kishte shumë pak policë. Në këtë qytet kishte shumë gardhe që rrethonin zonat që ishin plot me gropa të gërmuara nga ekskavatorët, por këto gardhe nuk ishin të mbyllura duke bërë të mundur që çdokush mund të futej aty e të dëmtohesh.
Qyteti kishte dy lloje muresh. Muret e jashtme që shtriheshin në një hapësirë të madhe me formë trekëndëshi. Ato janë që nga koha e ilireve shekulli i tretë para Krishtit. Ndërtimi i qytetit dhe struktura përfshin disa gurë origjinalë që janë përdorur sërish në kohë të ndryshme.
Pas plaçkitjes së qytetit nga visigotët një tjetër mur mbrojtës u ngrit në brendësi i cili e bëri zonën e fortesës më të vogël. Ky mur u quajt muri Victorinus. Ky emër u vu në nder të gjeneralit romak që u mor me projektin e këtij muri që u ndërtua pas urdhrit të perandorit Justinian.
Rrënojat e mureve më të mirëmbajtura janë në brendësi dy palë mureve të parë. Tani vendasit kanë ngritur një kafe në zonën e murit Victorinus, por çuditërisht ishte e mbyllur, fakt i cili tregon se numri i turistëve në atë zonë po vjen duke zbritur.
Një nga karakteristikat e Bylisit që nga ana e një arkeologu mund t’i bëjnë më shumë përshtypje, është dhe prania e hershme e kishave kristiane. Më e bukura është Katedralja, ku fillimet e tij datojnë para shek të katërt. Struktura origjinale u zgjerua në shekullin e pestë, ku iu shtuan disa galeri. Gjatë sundimit të Justinianit (482-565) katedrales iu shtua dhe një kompleks episkopal.
Struktura më impresive e vendit daton që në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit. Ajo është Teatri Ilir që ka një kapacitet prej 7,500 spektatorësh. Me sa duket këtë strukturë nuk e kanë ruajtur shumë mirë, por vetëm ata pak gurë që kanë mbetur të japin një ide se si ka qenë ky teatër më parë. Teatri është ndërtuar në faqe të malit duke dhënë një pamje mahnitëse për turistët, të cilët nga aty mund të shohin lumin Vjosa. Skena e teatrit, pasi u nderua nga ilirët, u rimodelua dhe një herë gjatë kohës së pushtimit romak. Në ditët e sotme skenës i kanë mbetur vetëm themelet.
Përreth rrënojave ka një numër të madh tabelash të shpërndara aty-këtu të cilat shpjegojnë historinë e vendit në dy gjuhë (anglisht dhe shqip). Çuditërisht, tabelat informuese në disa raste nuk japin informacionin e duhur lidhur me rrënojat, fakt ky që shpeshherë të ngatërron. Konfuzioni shkaktohet nga disa rrënoja që janë vendosur mbi njëra-tjetrën. Tabelat ofrojnë informacion të nevojshëm që përfshin katër kisha të tjera, portat e ndryshme të mureve ilire, një banjo, një stadium agora dhe muri Victorinus.
Përgatiti Altin Vorpsi
Marrë nga www.balkantravellers.com