Çfarë i mundon gratë?!
Kur burrat nuk janë në shtëpi cila është biseda e grave? Patjetër që do të flasin për burrat. Biseda nuk është e thjeshtë. Duke menduar se po bëjnë teatër, këto gra nxisin debatin për karrierën, pengesat që sjell maskilizmi i shoqërisë. Kjo është loja në komedinë “Çdo të hënë”, të shkruar nga Sara Bogatti, me regji të Burbuqe Berishës.
Ky është një produksion totalisht femëror. Të gjithë artistët pjesëmarrës, duke filluar me autoren, janë femra ku luajnë Anisa Ismajli, Arbnesha Grabovci dhe Ilire Çelaj me skenografi të Rozafa Basha dhe kostumografi Iliriana Loxha-Basha. Pas 34 shfaqjeve të suksesshme në Teatrin “Oda” Prishtinë, vjen në Shqipëri për tri shfaqje në kuadër të Festivalit Vera e Adriatikut. Shfaqjet do të jepen në Teatrin Kombëtar, Tiranë, sonte në mbrëmje, në Teatrin “Bylis”, Fier, më 16 gusht dhe Teatrin “Petro Marko”, Vlorë, më 17 gusht. Jo rastësisht premiera e komedisë në Prishtinë ka qenë më 8 mars 2008. "Çdo të hënë", kjo komedi me temën e ditës, e ngjashme me serialin “Sex and the City”, na zbulon se çfarë bëjnë dhe bisedojnë gratë kur burrat nuk janë në shtëpi... Çfarë i mundon gratë? Çfarë duan ato? Çfarë bëjnë për të arritur atë që duan?
Karriera dhe pengesat që sjell maskilizmi i shoqërisë. Ambicia për pavarësi dhe dilemat për humbjen e saj kur je në një marrëdhënie. Dëshira për t’u bërë nënë dhe frika se mos përfundon të bëhesh një shtëpiake e rëndomtë. Mospërmbushja seksuale dhe dyshimet për identitetin seksual. Të gjitha problemet tipike të grave, të arsimuara dhe profesioniste, që kanë hyrë në krizën e mesmoshës, atë që fillon pas të tridhjetave...