“Kënga që flet”
“Kënga që flet”
Lorena Kollobani
Të dëgjosh këngët tallava sot do të thotë të dish edhe të komunikosh me gjuhën e tyre në të njëjtën kohë. Nëse je në fugon, parukieri apo në ndonjë bar lagjeje teksa dëgjon muzikën “shqip tallava”, me personat përreth mund të diskutosh më së miri në gjuhën e këngës.
Me ritme të përziera nga llojet më ekstreme dhe të pakombinueshme, si ajo sllave dhe orientale, pa autorësi dhe mbi të gjitha me tekste të pakuptimta dhe qesharake në të shumtën e rasteve, dhe më në avantazh se çdo lloj tjetër shfaqjeje, ato na zënë të paktën gjysmën e stacioneve tona televizive 24 orë në 24.
“O e bukura more” tingëllon shumë ëmbël, por kjo i përket së shkuarës, sepse sot edhe më ëmbël atë të bukurën e thërrasin me emra të tjerë, më direkt dhe pa përgjithësime. Me gjuhën e këngës sonë sot mjafton t’i them “o Bobi” ose dhe “Xhixhi” si na e ka mësuar Pandora. Ose duke iu përshtatur dhe modës së sivjetshme me veshjet me fruta dhe perime bukur do të tingëllonte dhe “o mandarinë” siç bën dhe Bleona. Dhe nëse ish-e bukura apo Xhixhi, Bobi apo mandarina nuk kthen përgjigje, vijohet po me këngët e Bleonës dhe e prek në sedër me një tjetër refren të tipit “Ti nuk di as me ma lyp” dhe kur ti nuk merr po asnjë shenjë jete, e kupton që paske qenë i dështuar. Lutje Bleonës për një tjetër ndihmë! “Hallall e ke” thotë Bleona dhe hallall e pastë. Por jo të gjithë janë aq paqësorë. Ndryshe për shembull do përgjigjej Naser Berisha, nëse do t’i kërkonim një përgjigje me këngë. Ai do të mjaftohej me vetëm një “Shko në rrotë të s’ëmës”. Babeta Shahini gjithmonë lozonjare, dikur një fanse e Zhades, do ta kthente përgjigjen me një të kilikosur dhe një filozofi bibash, në këngë gjithmonë, duke u mjaftuar me vargun “Kili kili kili ti më ngacmon, të gjithë burrat e botës jeni njësoj”.
Dialogu i drejtpërdrejtë mes dashurisë, urrejtjes, frikës apo dhimbjes vijon akoma. Sigurisht ai vijon përmes ekranit tonë dhe informacioni nga TV shkon në vesh, nga veshët shkon në mendje dhe nga mendja aty ku depozitohet muzika në... secili e percepton muzikën subjektivisht.
Dhe një nga këto mënyra subjektive ndodhet edhe te mesazhi i “tualetit”, që “për të gjitha femrat është lezeti”. Epo me revolucionin e Çiljetës që pasi pi vetëm “Tekila” dhe pasi tregon se edhe fundshpinën e ka të mirë, tualeti nuk duket më një vend aq lezeti, por nevojash më së shumti.
E lamë te fundshpina e Çilit dhe të “Tekila” që ajo pi aq shumë në këngë. Hallet për VIP-at tanë vazhdojnë edhe më. Dhe ta mendosh që stresi ka kapur dhe fëmijët në mënyrë dramatike. E vogla Greta Koçi, 16-vjeçarja e përjetshme këndon gjithë ledha refrenin “Pije pije detin, të zbulosh sekretin”. Metafora shumë e goditur, në fakt edhe mesazhi për djemtë më shqip do të ishte Greta apo vajza te kënga nuk kapet pa pirë ujin e detit d.m.th. kurrë.
Ndërsa Mimoza Ahmeti do të përdorej shumë mirë në dialogun mes parukieres dhe klientes për problemin e flokut. Moza i ka kushtuar një këngë të tërë ngjyrave të flokëve dhe për këtë parukieret anë e mbanë Shqipërisë nuk duhet t’i marrin lekë asnjëherë. Kënga e saj fillon “I leva flokët i bëra të kuqe i bëra të kuqe. Kam frikë se mos vdes për një çik të zezë, për një çik të zezë”. Kënga zhvillohet edhe më tej, duke e ndryshuar ngjyrën e kuqe me jeshile të verdhë dhe të kaltra dhe në fund mbyllet po me të njëjtën ngjyrë, po të zezën. Tashmë a nuk duhet pritur Moza si ikona e parukierisë në çdo parukieri ku ajo shkel, pasi kur parukierët tanë të zotë pasi bëjnë eksperimente nëpër flokë dhe pasi i nxjerrin si lesh i djegur nga turlia e ngjyrave, i kthejnë në fund të zeza për të fshehur “njollën”. Moza ka dhënë rendiment këtu padyshim.
Ndonjë si puna e Anjeza Brankës do të thoshte “Me ngadalë me ngadalë”, por për preferenca të kundërta si shpejtësia në rastin konkret, zgjedhja perfekte do të ishin grupi “B.Rappers” me këngën “Ju me niiii” domethënë ju me dëgju. Edhe pse shpejtësia ka mënyra të ndryshme për t’u fituar ku këtu mund të futen edhe drogat si katalizator, për grupin “B.Rappers” droga ndalohet dhe dëgjuesit duhet të dëgjojnë ata dhe mesazhin e tyre, i cili thotë se ata janë më të mirët dhe jetojnë për seks dhe para. Për të gjithë qejflinjtë e drogës kjo është një këshillë shumë e mirë për të filluar një tjetër mënyrë jete. Për sa i përket shpejtësisë po me këngë ju themi kujdes me “Mercedez”-ët e zinj, se ju shkatërrojnë si te kënga “Mercedezi i zi” i grupit “Free MC” dhe po prapë me “Mercedez” kini kujdes, por këtë herë ruhuni nga bukuria se kjo paska qenë e vetmja që shkatërroka “Mercedez”-a. Jo për gjë, por Zaim Hasrama rifillon rakinë pastaj. Altin Sulku nga ana tjetër ka një dashuri të paparë për “Kabrioletin” dhe nuk mendohet dy herë po sa sheh dikë në rrugë ose anë autostradës e fton me “Eja në kabriolet”.
Ndërsa Maya preferon gjënë e gjallë, të cilave ju ka vënë ndonjë shkurtim sigurisht. Kur ajo herë tjetër t’ju këndoj lege, mos e merrni për shkurtimin e legenit se ajo e ka për shelegun 40-kilësh. Ndërkohë një prej veteranëve të muzikës sonë të re alla shqiptare është edhe Andi Shkoza.
Nuk mund të lihet pa përmendur kënga “Kape kape” dhe refrenin e tij shumë kokëfort dhe të vendosur “Ja Lili materialiste, kape kape këtë që thashë tani të fundit”,
Keli që për të mos krijuar ndonjë keqkuptim me emrat është mashkull, këndon këngën “Lamtumirë, lamtumirë”. Nëse ka nga ju nga ata tipa që duan të mësojnë gjuhën e getove, si në lagjet e varfra të Nju Jorkut, kënga e Kelit është perfektja. Pra, ideja është se Ani, e dashura e personazhit, është larguar dhe zemërplasuri i kërkon dhe një thirrje të fundit. Dhe fjalia “Me të harru vash, vështirë 100 vjet të më kalojnë s’e harroj atë” në gjuhën e sotme të këngës përkthehet “Me të’haru vash fshtir 100 vjet tëm kalojn se harroj atë”. Me sa duket shqipja duhet të përgatitet për një fjalor të ri shqip-shqip.
Nuk duhet anashkaluar as Besnik Shateli me këngën e tij “Të dua por nuk di” me të cilën tregohet i sinqertë i ziu, megjithatë nuk është nevoja të alarmohet shumë se ndonjë përgjigje mbi leksionet e dashurisë ja jep shkurt, qartë dhe saktë, si dhe më drejtpërdrejt se kurrë Antigona Rustolli me këngën “Bëhu burr” dhe frazën kryesore të saj “Ti eja në shtratin tim, sot ose kurrë”. Dhe po deshe mos shko se Rozana Radi të kërcënon me frazën e këngës “Do të shkatërroj”. Duket që nga “monologët” muzikorë, të cilët tregojnë qartë se çfarë rruge po ndjek kjo lloj muzike. E kudogjendur brenda territorit shqiptar, tashmë edhe jashtë, falë “youtube” dhe “Dixhitalit”, ajo po hedh rrënjët si ai bari i keq që hedh rrënjët dhe që shumohet brenda natës.
I pyetur për muzikën tallava se çfarë kishte për të thënë, z. Edmond Zhulali shtoi për “standard” se “muzika tallava ose tallavi është një përzierje e rrymave të ndryshme dhe është një fenomen që ndodh në të gjithë botën jo vetëm në Shqipëri. Në vendin tonë mbizotërojnë tendencat sllave me disa nuanca orientale, që padyshim nuk është muzikë shqipe aspak. Di të them që kjo lloj muzike është në qendër të kritikës kudo dhe është shumë e dëmshme. Mjaftohem të përmend që edhe dasmat janë infektuar nga kjo lloj mutacioni muzikor. Zgjidhja e vetme e këtij problemi është vendosja e së drejtës së autorësisë në tregun muzikor. Shumica e albumeve që kanë dalë së fundmi në tregun tonë muzikor janë pa kompozitor, pa autor që më thjesht do t’i quaja si një mall pa pullë”.
Nga ana tjetër, z. Alfred Kaçinari për të njëjtin problem shprehet: “Nga ajo lloj muzike shoqëria jonë do të shpëtojë vetëm atëherë kur ajo do ta kuptojë rëndësinë shumë të madhe që ka edukimi i drejtë e estetik në formimin e personalitetit të individit. E në këtë drejtim ndikimi i muzikës, është themelor dhe një formim i gabuar estetik sigurisht që nuk ndihmon në krijimin e një shoqërie të civilizuar. Me sa kuptoj unë, shkalla e civilizimit të shoqërisë shqiptare është akoma shumë e ulët sa që duken të pakuptimta diskutime të kësaj natyre”. Si përfundim, nisur nga këto receta të lëshuara nga specialistët e muzikës me ilaç “tretjen psikologjike” në të vetmin përfundim që na çon kjo lloj diete për veshët është te togfjalëshi “na bëftë mirë” ajo që po konsumojmë.