E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylisi kalon Dinamon në heshtje të plotë

Nga ILIR CARA

Ky takim u konsiderua sa për të kaluar radhën nga të dy ekipet, që më shumë e përdorën si ndeshje stërvitore


Dinamo Bylis 1-2

Shënues: Dimo 45 (aut.) / Xhafa 50, Abazaj 56

Dinamo: Laço (Gjonikaj 46), Çeliku (Naska 46), Shehu, Luzhi, Misiraj, Moçka (Pikollari 73), Sulollari, Maho, Guzia, K.Asllani, Kulli. Trajner: A. Mergjyshi.

Bylis: Miço, Shoshi, Teqja, Ristevski, Idrizi (Popoviç 46), Kule, Gega, Rrapaj, Uashington (Xhafa 46), Dimo (R.Asllani 81), Abazaj. Trajner: N.Shensoj
Gjyqtarë: D. Jubica, Xh. Bori, A. Mehmetaj (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Sulollari

Takimi mes Dinamos dhe Bylisit i vlefshëm për serinë e pestë të ndeshjeve të kupës në Grupin D ishte tjeshtë sa për statistikë, pasi të dy skuadrat e dinin të ardhmen. Takimi është zhvilluar në një nga fushat e qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë dhe ka përfunduar me fitoren 2-1 të ballshiotëve. Në këtë ndeshje nuk bëhej fjalë për tifozeri dhe në një ambjent të heshtur gjithçka që ndodhte në fushë ishte sa për të kaluar radhën.

Në këtë heshtje varri ishin ballshiotët ata që ditën të marrin tripikëshin, por për të dy ekipet ky takim më shumë vlejti si nxehmje për sfidat e fundjavës në kampionat. I vetemi person që bënte zhurmë dhe që i dëgjohej zëri në këtë takim ishte kryetifozi i Dinamos, Met Nallbani, që pas hekurave të rrethimit lëshonte batuta dhe akuza, që kishin lidhje me ecurinë e takimit.

Pjesa e parë nisi më mirë për miqtë nga Ballshi që patën mundësi shënimi, por gjuajtiet e Abazajt në minutën e 10-të dhe Uashington në të 13-ën ndalen nga shtylla e portës së mbrojtuar nga dinamoviti Tedi Laço. Më pas loja e të dy ekipeve përqendrohet në mesfushë dhe mundësitë për shënim janë më të pakta. Në 5 minutat e fundit dinamovitët zgjohen dhe krijojnë mundësi shënimi.

Në të 39-ën Guzja provon nga distanaca, pret Miço në dykohë. Në minutën e 45-të Asllani nga e majta lëshon një top në zonë, Kulli ndonëse ishte i pamarkuar gjuan me kokë, por jashtë. Në minutën e parë shtesë kapiteni i ballshiotëve kthen një top prapa te portieri Miço, top i cili e gjen të papërgatitur gardianin dhe përfundon në rrjetë, 1-0 për Dinamon me këtë rezultat përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të dye ekipet e nisin me nga dy zëvendësime, të cilat rezultuan pozitivisht te ballshiotët, pasi sulmuesi Fjodor Xhafa e gjen golin e barazimit që ën minutën e 50-të. Gjashtë minuta më vonë është radha e Abazjat që të shtyjë një top në rrjetë dhe 2-1 për Bylisin. Pas kësaj minute gjithçka që ndodhet në fushën e lojës ishte një angari e pastër dhe mezi pritej vërshëllima përfundimtare e takimit.

 

Artan Mergjyshi, trajneri i Dinamos: E kam thënë më parë se nuk kemi çfarë të komentojmë për këto ndeshje të kupës, veprimtari e cila nuk na intereson për këtë sezon.
Naxhi Shensoj, trajner i Bylisit: Kemi ndërruar fushë. Kjo lloj fushe është e papërshtatshme për ne, pasi nuk kemi luajtur apo jemi stërvitur më parë. Ekipi luajti pak keq derisa u ambientua me fushën. Gjetëm dy gola dhe kaq mjaftoi për ne. Të shtunën dihet që kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Tomorrit dhe rezultati i kësaj ndeshje nuk ka qenë shumë i vlefshëm për ne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›