E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia e kthen në ndeshje stërvitore, fiton pa problem me Elbasanin

Nga GJERGJ KOLA

Grupi D

 

Vllaznia         13 pik렠         15-5

Bylis               13 pik렠         11-4

Elbasani         3 pikë 7-15

Dinamo          0 pikë 5-14

 

Shkodranët pësojnë gol në fillim nga miqtë, por nuk e kanë patur problem përmbysjen, teksa ka spikatur sërish sulmuesi Gjini

 

Vllaznia Elbasani                        3-1

Shënues: Hajdari 30, Gjini 53, 63 / Krekasi 10

Vllaznia: Vujadinoviç, Sykaj (Belisha 46), Petroviç (Muça 70), Popoviç, Gocaj, Dema, Karakaçi, Hajdari, Smajli (Nimani 46), Gjini, Vajushi. Trajner: R. Vata.

Elbasani: Ruçi, Ibrahimi, Bella, Jaupi, Berberi (Dime 70), Dosti (Olatunji 75), Toçi, Gava, Mustafa, Halilaj, Krekasi (Boriçi 46). Trajner: I. File.

Gjyqtarë: E. Hoxa, R. Çokaj, G. Koka (Lezhë)

Vllaznia ka arritur të mundë Elbasanin 3-1 në ndeshjen e djeshme për Kupën e Shqipërisë. Dy golat e Jurgen Gjinit në pjesën e dytë i kanë dhënë fitoren Vllaznisë. Kuqeblutë në këtë ndeshje kanë aktivizuar formacionin më të mirë, pasi trajneri Vata ka dashur ti testojë futbollistët në kushte loje pikërisht në prag të përballjes së kampionatit me Dinamon ditën e shtunë. Ndërkohë, skuadra e Elbasanit kishte lënë pushim disa nga titullarët e saj, duke menduar më shumë për ndeshjen e kampionatit.

Edhe në këtë ndeshje te Vllaznia është aktivizuar për 70 minuta malazezi Petroviç, që vjen pas një dëmtimi disi të gjatë dhe tashmë duket se ai është i gatshëm për të luajtur dhe me shumë mundësi do të jetë të shtunën në fushë. Këto ndeshjet e fundit deri në fundin e dhjetorit janë testi i provës për këtë futbollist, sepse nëse ai nuk bind shumë, mund të lihet i lirë në janar.

Te të tjerët nuk ka pasur ndonjë ndryshime, me përjashtim të faktit që qendrën e mesit të fushës trajneri ua kishte besuar sërish dy të rinjve, Karakaçit dhe Demës. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur në barazim 1-1, teksa golin e parë e kanë shënuar miqtë me anë të Krekasit në minutën e 10-të dhe ka barazuar Arsen Hajdari në minutën e 30-të.

Në këtë pjesë loje, kuqeblutë nuk kanë bindur shumë me lojën e tyre, sepse janë treguar konfuzë dhe prandaj trajneri Vata ka ndryshuar disa gjëra në pjesën e dytë. Ka aktivizuar fillimisht Belishën e më pas  Muçën dhe Nimanin. Rrjedhimisht, ka pasur një lojë më të mirë të Vllaznisë e shoqëruar edhe me dy golat e Gjinit në minutat 53-të dhe 63-të.

Edhe pas këtyre golave, kuqeblutë e kanë dominuar lojën dhe kanë krijuar shumë raste me anë të Vajushit, Gjinit, Muçës e Hajdarit, por pa shënuar dot ndonjë gol tjetër. Përfundimisht, 3-1 për Vllazninë. Me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 13 pikëve, po aq sa edhe Bylisi dhe do jetë ndeshja e javës së ardhshme në Ballsh, që do përcaktojë edhe renditjen përfundimtare të këtij grupi.

 

Rudi Vata, trajner i Vllaznisë: Ishte një fitore që kishte rëndësi për të mësuar më mirë disa situate tekniko-taktike. Skuadra në pjesën e dytë funksionoi ashtu siç dua unë të funksionojë. Në pjesën e parë kishte një lloj ngërçi në lojë. Gjithsesi, u çliruam në pjesën e dytë dhe dolëm te loja që ne dëshirojmë. Gjini është një djal i ri pa eksperiencë të madhe në superiore.

Një Gjini me një potencial të mjaftueshëm për tu bërë një lojtar me vlera në kampionatin shqiptar. Jam i sigurt që Gjini, si çdo lojtar tjetër, rritet nga ndeshja në ndeshje. I rritet besimi, i rritet forma fizike. Golat natyrisht janë pjesë pozitive e anës psikologjike, besoj dhe shpresoj që Gjini të vazhdojë në këtë rrugë, sepse është në rrugën e duhur që do ti shërbejë mirë atij për karrierën sportive.

Ilirjan File, trajner i Elbasanit: E rëndësishme është që ato që aktivizuam në këtë ndeshje dhanë maksimumin, duke treguar vlera që kanë një të ardhme tek Elbasani. Disa lojtarë i lëmë pushim për ndeshjet e kampionatit, pasi aty kemi objektivin krysor për ngjitjen në kategorinë superiore. Megjithatë, ndeshja ishte e bukur nga krahët. Vllaznia e meritoi fitoren, sepse është ekip i mirë, por edhe ne nuk ishim keq me rastet që krijuam.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›