Bylykbashi: Hapësira për ndërhyrje të tjera në Kod
Demokratët pohojnë se
rikthimi i Komisionit të
Reformës Zgjedhore lë
hapësirë që përveç rregullimit të
afateve për shpalljen e datës së
zgjedhjeve të ndërhyhet dhe për
çështje të tjera në Kod. Lajmi është
konfirmuar nga eksperti i PD-së,
Oert Bylykbashi, i cili hartoi edhe
Kodin Elektoral. Sipas tij, amendimi
i nenit të kontestuar nga Presidenti
sjell domosdoshmërinë për ndryshimin
e afateve për komisionet
zgjedhore. Nga ana teknike, këto
ndërhyrje janë të mundura, por
busulla e këtij ndryshimi do të varet
nga lëvizjet politike. "Amendimi i
nenit që përcakton afatin e dekretimit
të zgjedhjeve nga Presidenti
i Republikës, e cila mund të
sillte si nevojë edhe rishikimin e një
seri dispozitash të tjera në pjesë të
tjera të Kodit, në mënyrë që të harmonizohen
afatet dhe procedurat
e nevojshme për organizimin e
zgjedhjeve nga institucionet,
duke filluar që nga Komisioni Qendror
i Zgjedhjeve", tha Bylykbashi.
Por sipas Kodit të ri, listat paraprake
të zgje-dhësve duhet t‘i dërgohen
këtij institucioni brenda 6
muajve, afat i cili konsiderohet i
skaduar me amendimin që do t‘i
bëhet Kodit pas kthimit nga Presidenti.
Prandaj ky mendohet se do
të jetë një nga afatet e para në të
cilat do të ndërhyhet.
rikthimi i Komisionit të
Reformës Zgjedhore lë
hapësirë që përveç rregullimit të
afateve për shpalljen e datës së
zgjedhjeve të ndërhyhet dhe për
çështje të tjera në Kod. Lajmi është
konfirmuar nga eksperti i PD-së,
Oert Bylykbashi, i cili hartoi edhe
Kodin Elektoral. Sipas tij, amendimi
i nenit të kontestuar nga Presidenti
sjell domosdoshmërinë për ndryshimin
e afateve për komisionet
zgjedhore. Nga ana teknike, këto
ndërhyrje janë të mundura, por
busulla e këtij ndryshimi do të varet
nga lëvizjet politike. "Amendimi i
nenit që përcakton afatin e dekretimit
të zgjedhjeve nga Presidenti
i Republikës, e cila mund të
sillte si nevojë edhe rishikimin e një
seri dispozitash të tjera në pjesë të
tjera të Kodit, në mënyrë që të harmonizohen
afatet dhe procedurat
e nevojshme për organizimin e
zgjedhjeve nga institucionet,
duke filluar që nga Komisioni Qendror
i Zgjedhjeve", tha Bylykbashi.
Por sipas Kodit të ri, listat paraprake
të zgje-dhësve duhet t‘i dërgohen
këtij institucioni brenda 6
muajve, afat i cili konsiderohet i
skaduar me amendimin që do t‘i
bëhet Kodit pas kthimit nga Presidenti.
Prandaj ky mendohet se do
të jetë një nga afatet e para në të
cilat do të ndërhyhet.