E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, Braun ofron ndihmë kundër militantëve

Kryeministri britanik, Gordon Braun, i ofroi Pakistanit të dielën ndihmë në luftën kundër militantëve dhe u përpoq të zbusë mërinë reciproke mes Iranit e Indisë, e ringjallur nga sulmet terroriste të muajit të shkuar në Mumbai. Gjatë bisedimeve në Islamabad me Presidentin Asif Ali Zardari, ashtu si edhe më parë në Indi me Kryeministrin Manmohan Sing, Braun u ofroi të dy vendeve ndihmë në luftën kundër terrorizmit. Por tensioni u rrit përsëri po gjatë së dielës me Pakistanin që akuzoi Indinë se disa avionë të saj kishin cenuar hapësirën ajrore pakistaneze

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›