Digjet me benzinë makina private e Krenar Ahmetit
vihet flaka makinës së shefit
të Qarkullimit Rrugor të
Tiranës. Persona të panjohur
kanë djegur me benzinë
automjetin e shefit të Qarkullimit
Rrugor, Krenar Ahmeti. Policia
njoftoi se ngjarja ndodhi në orët
e para të mëngjesit, ende pa u
zbardhur, në lagjen "Mihal Grameno",
ku banon kreu i Policisë
Rrugore për kryeqytetin.
Burimet policore të Tiranës
bënë të ditur se rreth orës 04:20
të mëngjesit, një qytetar ka telefonuar
se afër shkollës "Labinoti",
po digjej një mjet policie. Me
t‘u njoftuar, në vendngjarje kanë
shkuar shërbimet e Komisariatit
nr. 1, të cilët saktësuan se ngjarja
ka ndodhur në rrugën "Ali Visha",
në oborrin e pallatit pranë shkollës
"Osman Myderizi". Dëshmitarët
në vendin e ngjarjes
kanë tentuar të shuajnë flakët,
megjithatë, është djegur pjesërisht
në pjesën fundore mbrapakolpi
i mjetit me targa TR 7401 R,
e Policisë Rrugore, në përdorim
nga shefi i Sektorit të Policisë së
Qarkullimit Rrugor të Tiranës,
Krenar Ahmeti. Këto fakte janë
raportuar në Drejtorinë e Policisë
së Tiranës dhe menjëherë është
dhënë alarmi deri te eprorët e
kësaj strukture. Seksioni i shkatërrimit
të pronës ka marrë në
dorë hetimet dhe shumë shpejt
ka zbuluar se mjeti ishte djegur
me benzinë. Por, njoftimi i shpejtë
ka bërë që mjeti "Skoda" të
dëmtohet vetëm në pjesën e
pasme.
Për hetimin e kësaj çështjeje,
fillimisht kolegët kanë marrë në
pyetje të dëmtuarin Ahmeti, i cili
deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt
personal. Shefi i Qarkullimit
Rrugor ka shpjeguar për oficerin
e policisë gjyqësore, oraret kur
kishte ardhur në banesë dhe çdo
detaj tjetër në lidhje me djegien
e makinës. Sipas të dhënave hetimore,
Ahmeti nuk ka ditur se
kujt t‘i vendosë gishtin mbi autorësinë
e kësaj ngjarjeje të paprecedentë,
duke shpjeguar se
kjo mund të ketë ndodhur vetëm
për shkak të detyrës së tij. Madje
kjo është pista kryesore ku është
fokusuar grupi i hetimit, duke ditur
edhe ankesat e shumta që
kanë qenë kohët e fundit për
qarkullimin rrugor, për shkak të
bllokimit të shumë mjeteve, apo
dokumenteve të tyre, për shkak
të parregullsive.
Nga ana tjetër, çështja është
bërë edhe më serioze, pasi eprorët
e Policisë së Tiranës kanë urdhëruar
ruajtjen e familjes së Ahmetit.
Duke parë atentatin për
djegien e makinës, policia ka
çuar dyshimet më tej, se ky
mund të jetë ndonjë paralajmërim
për ndonjë atentat të
mundshëm, pasi shefi i Policisë
Rrugore, gjatë kryerjes së
detyrës së tij, nuk ka kursyer asnjeri
për respektimin e ligjit në
aspektin e qarkullimit rrugor.
Kështu, një mjet i Patrullës së
Përgjithshme ka qëndruar i
parkuar në zonën e banesës së
tij, ndërkohë që nga ana tjetër
janë kryer edhe veprime të tjera
hetimore. Policia shpjegoi se ka
shoqëruar në komisariat persona
me precedentë penalë në atë
zonë, duke dyshuar se kjo ngjarje
mund të jetë kryer prej tyre, por
deri dje në orët e mbrëmjes, nuk
ka pasur një autor konkret mbi
këtë atentat. Kohët e fundit,
shumë persona janë ankuar
ndaj shefit të Qarkullimit
Rrugor për vënie gjobash apo
bllokim të automjeteve, në
mënyrë të padrejtë. Madje ndaj
Ahmetit, janë bërë disa ankesa
edhe për fyerje apo ushtrim
dhune. Në të vërtetë, akti i zjarrvënies
së qëllimshme nëse është
kryer nga persona të tjerë, për
shkak të detyrës, pasi policia po
heton edhe pista të tjera, do të
konsiderohet akt i rëndë, pasi
është një mënyrë po aq e
paligjshme dhe kriminale, sa e
pretendimeve që kanë disa persona
që policia thotë se po heton,
për hakmarrje nga gjobat
dhe bllokimet e padrejta të
makinave.
të Qarkullimit Rrugor të
Tiranës. Persona të panjohur
kanë djegur me benzinë
automjetin e shefit të Qarkullimit
Rrugor, Krenar Ahmeti. Policia
njoftoi se ngjarja ndodhi në orët
e para të mëngjesit, ende pa u
zbardhur, në lagjen "Mihal Grameno",
ku banon kreu i Policisë
Rrugore për kryeqytetin.
Burimet policore të Tiranës
bënë të ditur se rreth orës 04:20
të mëngjesit, një qytetar ka telefonuar
se afër shkollës "Labinoti",
po digjej një mjet policie. Me
t‘u njoftuar, në vendngjarje kanë
shkuar shërbimet e Komisariatit
nr. 1, të cilët saktësuan se ngjarja
ka ndodhur në rrugën "Ali Visha",
në oborrin e pallatit pranë shkollës
"Osman Myderizi". Dëshmitarët
në vendin e ngjarjes
kanë tentuar të shuajnë flakët,
megjithatë, është djegur pjesërisht
në pjesën fundore mbrapakolpi
i mjetit me targa TR 7401 R,
e Policisë Rrugore, në përdorim
nga shefi i Sektorit të Policisë së
Qarkullimit Rrugor të Tiranës,
Krenar Ahmeti. Këto fakte janë
raportuar në Drejtorinë e Policisë
së Tiranës dhe menjëherë është
dhënë alarmi deri te eprorët e
kësaj strukture. Seksioni i shkatërrimit
të pronës ka marrë në
dorë hetimet dhe shumë shpejt
ka zbuluar se mjeti ishte djegur
me benzinë. Por, njoftimi i shpejtë
ka bërë që mjeti "Skoda" të
dëmtohet vetëm në pjesën e
pasme.
Për hetimin e kësaj çështjeje,
fillimisht kolegët kanë marrë në
pyetje të dëmtuarin Ahmeti, i cili
deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt
personal. Shefi i Qarkullimit
Rrugor ka shpjeguar për oficerin
e policisë gjyqësore, oraret kur
kishte ardhur në banesë dhe çdo
detaj tjetër në lidhje me djegien
e makinës. Sipas të dhënave hetimore,
Ahmeti nuk ka ditur se
kujt t‘i vendosë gishtin mbi autorësinë
e kësaj ngjarjeje të paprecedentë,
duke shpjeguar se
kjo mund të ketë ndodhur vetëm
për shkak të detyrës së tij. Madje
kjo është pista kryesore ku është
fokusuar grupi i hetimit, duke ditur
edhe ankesat e shumta që
kanë qenë kohët e fundit për
qarkullimin rrugor, për shkak të
bllokimit të shumë mjeteve, apo
dokumenteve të tyre, për shkak
të parregullsive.
Nga ana tjetër, çështja është
bërë edhe më serioze, pasi eprorët
e Policisë së Tiranës kanë urdhëruar
ruajtjen e familjes së Ahmetit.
Duke parë atentatin për
djegien e makinës, policia ka
çuar dyshimet më tej, se ky
mund të jetë ndonjë paralajmërim
për ndonjë atentat të
mundshëm, pasi shefi i Policisë
Rrugore, gjatë kryerjes së
detyrës së tij, nuk ka kursyer asnjeri
për respektimin e ligjit në
aspektin e qarkullimit rrugor.
Kështu, një mjet i Patrullës së
Përgjithshme ka qëndruar i
parkuar në zonën e banesës së
tij, ndërkohë që nga ana tjetër
janë kryer edhe veprime të tjera
hetimore. Policia shpjegoi se ka
shoqëruar në komisariat persona
me precedentë penalë në atë
zonë, duke dyshuar se kjo ngjarje
mund të jetë kryer prej tyre, por
deri dje në orët e mbrëmjes, nuk
ka pasur një autor konkret mbi
këtë atentat. Kohët e fundit,
shumë persona janë ankuar
ndaj shefit të Qarkullimit
Rrugor për vënie gjobash apo
bllokim të automjeteve, në
mënyrë të padrejtë. Madje ndaj
Ahmetit, janë bërë disa ankesa
edhe për fyerje apo ushtrim
dhune. Në të vërtetë, akti i zjarrvënies
së qëllimshme nëse është
kryer nga persona të tjerë, për
shkak të detyrës, pasi policia po
heton edhe pista të tjera, do të
konsiderohet akt i rëndë, pasi
është një mënyrë po aq e
paligjshme dhe kriminale, sa e
pretendimeve që kanë disa persona
që policia thotë se po heton,
për hakmarrje nga gjobat
dhe bllokimet e padrejta të
makinave.