Bush bën papritmas një vizitë të fundit
Presidenti Xhorxh Bush zhvilloi dje një vizitë të panjoftuar më parë në Irak, ku u takua me liderët vendas, si dhe iu drejtua për herë të fundit trupave ushtarake amerikane. Udhëtimi në Bagdad u bë për të kurorëzuar arritjen e paktit të sigurisë me Irakun. Në paktin e ri i janë bërë disa ndryshime mandatit të Kombeve të Bashkuara, të kryesuar nga SHBA, sipas të cilave forcave të koalicionit u lejohet mbajtja në gjendje arresti pa akuzë për ata persona që cilësohen si rrezik për sigurinë.