E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Blagojeviç mund të japë sot dorëheqjen

Guvernatori i Ilinoisit, Rod Blagojeviç, mund të japë dorëheqjen gjatë ditës së sotme për shkak të skandalit me shitjen e postit të senatorit të mbetur vakant nga largimi i Presidentit të sapozgjedhur, Barak Obama. Blagojeviç, me origjinë serbe, u arrestua javës së shkuar nën akuzën zyrtare të ofrimit të favoreve politike në këmbim të parave nën dorë. "Kemi dëgjuar se ekziston mundësia që nesër guvernatori do të deklarojë zyrtarisht dorëheqjen", tha gjatë një interviste kryeprokurorja e Ilinoisit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›