E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi i jep fitoren Krvivbasit

• Dorian Bylykbashi ka shënuar gol për fitoren e skuadrës së tij Krvivbas, në fushën mysafire të Zorya në kampionatin ukrainas.

Skuadra ku aktivizohet treshja shqiptare Hidi-Bulku-Bylykbashi ka shënuar fitore me rezultatin 2-1. Që të tre shqiptarët janë aktivizuar si titullarë në këtë ndeshje dhe kanë luajtur që të tre për 90 minuta. Goli i ndeshjes ka ardhur nga Bylykbashi në minutën e 19-të të ndeshjes, ndërsa vendasit kanë barazuar në minutën e 28-të me anë të penalltisë. Në pjesën e dytë Bartuloviç ka shënuar për 2-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›