Strehoi të kërkuarin, lirohet
• Gjykata e kryeqytetit liroi dje kundrejt garancisë pasurore 300 mijë lekë të reja 42-vjeçarin Sabri Sallaku, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit.
Fatos Mahmutaj
Ky u prangos tri ditë më parë teksa forcat speciale të RENEA-s prangosën të shumëkërkuarin nga Fieri, Agim Boriçi, i dënuar në mungesë për disa krime të ndodhura në qytetin e Patosit, Vlorës dhe Fierit gjatë viteve 1994-‘98. Sallaku, i cili kishte kushërirë bashkëshorten e Boriçit e kishte strehuar në banesë këtë të fundit, derisa pak ditë më parë ai u prangos gjatë operacionit policor të koduar “Ulpjana”. Ndërkohë gjatë operacionit efektivët e RENEA-s vunë nën pranga edhe Sallakun, të cilin e akuzuan për përkrahje të autorit të krimit, i cili konkretisht kishte konsumuar veprën penale të strehimit të personit të kërkuar nga drejtësia. Për këto krime Boriçi kishte marrë disa dënime në mungesë dhe emri i tij ndodhej në listën personave të kërkuar nga Interpoli.
Seanca
Sallaku pohoi para gjykatës se e kishte strehuar kushëririn e bashkëshortes pa e ditur se ai ishte dënuar në mungesë dhe ishte shpallur person në kërkim. Pas kësaj ai dhe avokati i tij mbrojtës i kërkuan gjykatës lirimin nga qelia duke afruar garanci pasurore 300 mijë lekë të reja. Sipas mbrojtjes, kjo u argumentua me faktin se i arrestuari nuk paraqiste rrezikshmëri shoqërore, nuk mund të zhdukte provat në ngarkim të tij dhe se nuk mund t’i shmangej hetimit. Ndërsa nga ana tjetër vepra penale për të cilën ai akuzohet parashikon dënim që fillon me gjobë dhe shkon deri në dy vjet burg. Ndërkohë edhe rrethanat për të cilat pretendohet se është kryer vepra penale nga ana e të pandehurit, duke e konsideruar lehtësuese, pasi ai nuk kishte strehuar një person që po largohej në kryerje e sipër të veprës penale, por një person, krimet për të cilin ai ishte dënuar kanë ndodhur 10 vjet të shkuara. Pas kësaj gjykata duke i vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese në këtë proces dhe duke marrë parasysh edhe kontot bankare të paraqitura në seancë nga i pandehuri, vendosi ta lironte atë në këmbim të garancisë pasurore.
Boriçi
Ndërkohë i shumëkërkuari Boriçi iu dorëzua burgjeve pas arrestimit Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku iu komunikua vendimi i dënimit në mungese dhe u dërgua për ta vuajtur atë. 36-vjeçari Agim Boriçi, nga qyteti i Patosit, sipas policisë është dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim për vrasjen me dashje të Ervin Gjinit, më 12 prill 1994; për të njëjtin krim ndaj Edmond Zefit më 5 qershor 1998; për tentativën e vrasjes së Agim Ulajt, më 5 qershor 1998 si dhe mbajtje pa leje të armëve. Boriçi ka qenë i akuzuar gjithashtu edhe për ekzekutimin e ish-të fortit të Patosit në vitin 1997, Eduard Binxho, krim në të cilin kanë vdekur tre persona, por kjo akuzë nuk është provuar dhe ai ka marrë pafajësi.