Tiranë, bie në pranga kosovari, mbante 80 kile drogë në makinë
• TIRANE – Arrestohet kosovari me 80 kile marijuanë të blerë në Fier dhe të destinuar për tregun matanë kufirit.
Met Lajçi, 50 vjeç nga Kosova, është prangosur nga oficerët e antidrogës së Tiranës mbrëmjen e të premtes, ndërsa udhëtonte me furgonin e tij të markës “Mercedez-Benz” me targa të Kosovës. Operacioni për arrestimin e tij është koduar nga policia me emrin “Miku i largët”, që i është dedikuar faktit se i arrestuari ka ardhur nga Kosova për të marrë një ngarkesë me 80 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike, sipas burimeve të policisë, mësohet se është blerë në Fier për një shumë prej rreth 500 eurosh dhe se shitja në tregun kosovar mund të kapte dyfishin apo trefishin e çmimit të blerjes së narkotikut në Shqipëri. Arrestimi i 50-vjeçarit është njoftuar nga policia e kryeqytetit dje nëpërmjet një deklarate publike. Met Lajçi mësohet se ka hyrë në Shqipëri para katër ditësh dhe se pritej të kalonte gjatë ditës së djeshme kufirin Shqipëri-Kosovë me automjetin ku kishte ngarkuar drogën. Lënda narkotike besohet se do të kalonte nëpërmjet kufirit të gjelbërt, për të shmangur kontrollin në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Arrestimi i 50-vjeçarit nga Kosova është kryer mbrëmjen e së premtes, kur ai ka qenë duke udhëtuar me sasinë e marijuanës në makinë, është ndaluar nga shërbimet e policisë rrugore dhe ata të antidrogës. Fillimisht kosovarit i janë kërkuar dokumentet me pretekstin e një kontrolli të thjeshtë. Ky veprim i policisë ka nisur të shqetësojë drejtuesin e mjetit. Më pas agjentët i kanë pohuar 50-vjeçarit Lajçi se do të kryenin një kontroll rutinë të mjetit të tij dhe më pas ai mund të ikte. Kjo e ka shqetësuar në ekstrem transportuesin e marijuanës, i cili u është përgjigjur agjentëve të policisë se po e pengonin në punën e tij. Reagime të tilla kanë bindur agjentët se informacioni i dhënë lidhur me ngarkesën e drogës ishte i saktë. Nuk është dashur shumë që policia të gjente vendin ku ishte fshehur hashashi i ndarë në disa pako dhe i futur në një çantë. Menjëherë zotëruesit të narkotikut i janë vënë prangat në flagrancë, duke i komunikuar arrestimin me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në një operacion tjetër, policia e Tiranës dhe Fierit kanë ndaluar Llazar Zisin, 48 vjeç nga Fieri, të cilit i është kapur një zarf me përmbajtje të një lënde jeshile dhe në banesë një sasi prej 120 gramësh të dyshuar si marijuanë. Ai po hetohet nga policia pasi dyshohet se mund të ketë sjellë kosovarin në Shqipëri, me qëllim organizimin e një tregtie të drogës mes dy vendeve. Policia e Tiranës dhe e Fierit po hetojnë rreth personave të tjerë që dyshohet se janë të implikuar në organizimin e këtij rrjeti të trafikut të drogës së llojit marijuanë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. d.b