Haradinaj: Besimi në drejtësinë e Hagës triumfoi
• “Kam besuar në drejtësinë ndërkombëtare, prandaj edhe vendosa të lë postin e kryeministrit dhe të vetë-dorëzohesha në Hagë”, kështu ka deklaruar në një intervistë për BBC ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i sapo liruar si i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.
Sipas tij, vendimi për lirimin ka deklaruar paanshmëri të gjyqësisë ndërkombëtare. Gjatë intervistës, zoti Haradinaj ka folur edhe për qeverisjen aktuale, për rolin që do të ketë ai në politikën e Kosovës, për dinamizmin e jetës politike si dhe për rikompozimin e opozitës, por edhe të partisë së tij, AAK. Ish-kryeministri ka premtuar se kontributi i tij politik e shtetëror, do të jetë i orientuar për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Si e përjetuat pafajësinë dhe lirimin nga Haga?
Haga për mua, familjen time dhe për të gjithë njerëzit ka paraqitur një situatë jo të lehtë, mbi një përballje me drejtësinë ndërkombëtare. Ne në Kosovë, besoj shumica prej nesh, kemi besuar në vlerat e drejtësisë, në vlerat e demokracisë perëndimore, por nuk kemi pasur të bëjmë me situata të tilla më parë. Ka qenë një situatë krejtësisht e re. Më vjen mirë se besimi në këto vlera e ka kthyer këtë besim në Kosovë. Unë kam shkuar i bindur se në rast se unë dhe Kosova duhet të besojmë në vlera, këto vlera duhet të jenë ato të demokracisë euro-perëndimore.
Ditën kur morët aktakuzën, deklaruat se kjo ishte një detyrë që duhej ta bënit për Kosovën. Si ndjehet një kryeministër kur vendoset në bankën e të akuzuarit?
Ne si qytetarë dhe si popull i Kosovës, kemi kaluar sfida të vështira edhe më herët. Në ato ditë të vështira, ne kemi pasur vlera të demokracive të përparuara, të cilat kanë mundur dhe kanë qenë shpresa jonë. Unë kam besuar në drejtësi dhe më vjen mirë se ky besim në këto vlera, do të triumfojë. Duke u mbështetur në këto vlera, mendoj se ia kemi arritur.
Gjatë qëndrimit tuaj në Hagë ndodhi pavarësia e Kosovës. Sa e rëndë ishte që ju një akt të tillë ta përcillnit nga një vend jo shumë i përshtatshëm?
Unë jam përballur me dilema brenda vetes, se si dhe ku po shkon fati ynë. Dhe duke bërë krahasime me ditët e vështira, me momentet shumë të ndjeshme për Kosovën, me zhvillimet nëpër të cilat kemi kaluar, sinqeritetin tonë që të investojmë për një Kosovë mbi vlera të përcaktuara më herët nga popujt e civilizuar, jam ndjerë i gëzuar se edhe Kosova dhe populli i saj, pa dallim përkatësie etnike, apo të së kaluarës, po bashkoheshim edhe ne në familjen e madhe të popujve dhe vendeve demokratike, po bashkoheshim aty ku e kishim vendin. Pra, ka qenë një farë ndjenje se edhe ne po i takojmë kësaj familjeje.
Reagimet nga Beogradi ishin të forta kundër lirimit tuaj, liderët serbë e cilësuan Hagën gjykatë politike. Është thënë se lirimi juaj nuk është në favor të sigurisë të serbëve në Kosovë?
Unë e kam vërtetuar edhe gjatë periudhës kur kam qenë në punë, se të arriturat që do t’i krijojmë në Kosovë do t’i gëzojmë të gjithë. Kam marrë urime mirëseardhjeje për lirimin tim nga serbë të Kosovës. Më vjen keq që politika zyrtare e Beogradit vazhdon të mbajë një qëndrim për të cilin më duhet të them me keqardhje se është i njohur nga e kaluara. Më vjen keq që edhe disa zyrtarë politikë serbë e ndjekin këtë politikë zyrtare të Beogradit edhe në Kosovë!
Deri sa keni qëndruar në Hagë, Kosova ka miratuar flamurin dhe stemën, por ka përfunduar edhe kushtetutën. I keni parë ato?
I kam përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe angazhimet e bëra nga faktori politik vendor, institucionet e Kosovës, pastaj konsultat e bëra, por edhe debatet me qytetarët e Kosovës. Bindja ime është se në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime të mira për njerëzit e Kosovës. Dua të theksoj, deklarimin nga institucionet e Kosovës, për shtet të pavarur, demokratik dhe multietnik. Po ashtu identifikimin e Kosovës me simbolet e veta, me flamurin, me stemën, pastaj me avancimet e bëra rreth himnit dhe kushtetutës së Kosovës. Të gjitha këto janë të arritura të përbashkëta të popullit të Kosovës dhe gjithsesi edhe unë i gëzohem këtyre të arriturave.
Jeni kryetar i AAK-së dhe shumë njerëz e shohin kthimin tuaj si një mundësi të dinamizmit të jetës politike në Kosovë?
Besoj se ashtu edhe do të ndodhë, sepse meqë jemi përcaktuar për një demokraci dhe për vlera që janë të dëshmuara në shoqëri të avancuara, angazhimi politik i forcave politike që nuk janë në qeverisje, është i dobishëm. I ndihmon strukturës politike që është në qeverisje, në kuptimin që ato që kanë përgjegjësi të arrijnë rezultate më të mëdha. Mirëpo ekziston një dallim nga modeli bazë i demokracisë. Qëndrimi ynë opozitar do të shprehet kryesisht në çështjet konkrete dhe praktike të jetës së përditshme në Kosovë, por jo me të arriturat e deritashme në Kosovë.
Çfarë do të mund të ndryshonit ju me kthimin tuaj?
Besoj se pozita, koalicioni qeverisës, e ka pasur një situatë shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme, sepse në emër të popullit të Kosovës, ka avancuar momente të rëndësishme për jetën e njerëzve të Kosovës. Të gjitha këto momente dhe këto të arritura kanë nevojë, për një, ta quaj plotësim. Mendoj se këtu do të jetë roli i opozitës, e cila do të ndihmojë që jeta e njerëzve të Kosovës të përmirësohet.
Ramush Haradinaj më thoni se si e gjetët Kosovën? Cilat ishin ndryshimet që patë në Kosovën e pavarur?
Ballkani në të shkuarën ka kaluar nëpër periudha dhe momente të vështira të qeverisjes. Ftesa për Shqipërinë në NATO, mendoj se është një shpërblim i mirë për vendosmërinë e institucioneve dhe të popullit të Shqipërisë. Jo vetëm Kosova, por edhe vendet fqinje. Ne asnjëherë nuk duhet të përsërisim gabimet e së kaluarës, në kuptimin se për të arritur një mobilizim të përgjithshëm të shoqërisë dhe të qytetarëve, nevojitet që edhe opozita të ketë rolin e saj. Mendoj se në periudhën e shkuar ka munguar roli i opozitës.
Ajo që më ra në sy kur u ul aeroplani, me të cilin u kthyet në Prishtinë, ishte se nuk pashë të kishin dalë për t’iu pritur askush nga krerët dhe institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu presidentin, kryeministrin apo kryetarin e parlamentit. Cili është shpjegimi juaj për këtë?
Mungesa e Presidentit të Kosovës dhe e udhëheqësve të tjerë, besoj se ka të bëjë me protokollin, përmes së cilit unë kam ardhur në Kosovë. Si i liruar nga Gjykata Ndërkombëtare, unë kam pasur një protokoll, i cili ka qenë nën përgjegjësinë e Gjykatës Ndërkombëtare. Mirëpo me të ardhur në Prishtinë, jam dëgjuar me Presidentin dhe ai më uroi mirëseardhjen dhe shprehu dëshirën që të shihemi sa më shpejt që është e mundur. Dua të them se institucionet e Kosovës kanë mbi vete shumë përgjegjësi, shumë punë dhe unë do të kujdesem që prezenca ime të jetë mbështetëse për obligimet e marra.
A do të vazhdoni të jeni kaq i kujdesshëm edhe si, ndoshta, lider i opozitës?
Do të bëj përpjekje që roli i opozitës të jetë rol i vërtetë.
Si shef i AAK-së, çfarë do të bëni në ditët që vijnë?
Pas një periudhe të gjatë kohore, e cila për mua ishte tmerrësisht e gjatë, sado që me zemër dhe me mendje gjithnjë kam qenë në Kosovë, do të bëj një vizitë nëpër vendet me rëndësi të Kosovës, nëpër komunat dhe familjet për të cilat unë kam shumë respekt. Por menjëherë pas kësaj do t’i kthehem edhe një analize dhe vlerësimi të asaj që është arritur në Kosovë, të asaj që është duke ndodhur dhe të asaj që po na pret, në mënyrë që të mund të jap drejtpërdrejt ndihmën time.
Do të keni shumë punë për ta rikompozuar partinë?
Dëshira ime është që të mos gjendemi në situatë kur ne duhet të llogarisim vetëm strukturat e mëhershme. Në Kosovë kanë ndodhur shumë zhvillime, janë shfaqur kuadro të shumtë dhe të zotë. Dëshira ime është që ne, të gjithë të mobilizohemi, në një projekt të përbashkët.
(Marrë me shkurtime
nga BBC)
Dorëheqje!
Dy krerët e OKB-së në Kosovë, kryeadministratori Joakim Ryker dhe zëvendësi i tij Larry Rosin, kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen në rast se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe strukturat e tjera të institucionit ndërkombëtar nuk shkarkojnë administratorin e Mitrovicës, Galluci. Sipas të përditshmes prishtinase “Zëri”, Galluci ka ofruar dorëheqjen pas kritikave të ashpra që mori mbi ngjarjet e 17 marsit, ku në territorin e administruar prej tij u vra një paqeruajtës ukrainas nga KFOR dhe u plagosën 100 të tjerë, ndërkohë që ai vetë ishte me pushime dhe u kthye vetëm disa ditë më vonë. “Nëse Ban Ki Mun dhe burime të tjera në OKB mendojnë se Galluci është i domosdoshëm për UNMIK-un, atëherë Ryker dhe Rosin do të heqin dorë nga postet e tyre”, citon “Zëri” sipas burimeve nga UNMIK.
BE: Kosova të ndërtojë impiantin energjetik, ose shteron deri në 2010
Kosova e sapo-shpallur e pavarur duhet të ecë përpara me një projekt për të ndërtuar një impiant të ri energjetik ose rrezikon të mbesë pa elektricitet deri në vitin 2010, ka deklaruar një zyrtar nga BE-ja. Projekti “Kosova C” prej 3.5 miliardë dollarësh mbi ndërtimin e një impianti me djegie qymyrguri dhe zhvillimin e një miniere të re “duhet të nisë në mënyrë urgjente”, tha Paul Acda, kreu i krahut të BE-së në misionin e UNMIK-ut. “Nëse kjo nuk ndodh, ka shumë mundësi që Kosova të shterojë nga qymyrguri dhe nga energjia në periudhën vjeçare 2010-2012”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp. Kosova, e cila ka deklaruar pavarësinë nga Serbia me mbështetjen e perëndimit më 17 shkurt, përballet me shkurtime të ndjeshme elektriciteti. Qeveria e mëparshme kishte premtuar të zgjidhte mes katër ofruesve ndërkombëtarë deri në fund të vitit 2007. Menaxheri i projektit “Kosova C”, Lorik Haxhiu, tha se ndryshimi i qeverisë vitin e kaluar dhe mundimi për shpalljen e pavarësisë e kanë vonuar projektin. “Nëse ne ia dalim ta zgjedhim kompaninë deri në fund të këtij viti, atëherë do të jemi mirë”, tha ai për “Reuters”. Projekti përfshin ndërtimin e një impianti me djegie qymyrguri prej 2.47 miliardë euro me kapacitet mbi 2.100 MW, rindërtimin e impiantit ekzistues të elektricitetit dhe një miniere të re linjiti aty pranë. Linjiti është një nga format më të lira natyrore për të prodhuar energji dhe burimi më i madh në Kosovë, me rreth 10 miliardë tonë.