Dinamo dhe Partizani në krizë, afrohen ndjekësit
• Dinamo e Partizani hodhën nga një tjetër hap të gabuar shtatë javë para përfundimit të sezonit, duke humbur në transfertë respektivisht me Kastriotin (1-0) dhe Flamurtarin (3-0) në javën e 26-të Kategorisë Superiore.
Tirana me formalitetin kundër Skënderbeut (4-0), u ngjit në vendin e tretë, duke lënë pas Elbasanin që mundi Besën 3-1.
Kastrioti-Dinamo
1-0
Dinamo konsiderohej si skuadra më rezultative në transfertë, por qysh nga humbja me Partizanin në javën e 20-të, trajneri zëvendësues Ilir Daja ka pësuar edhe dy të tjera. Humbja me Besëlidhjen u pasua nga një tjetër me Kastriotin. Skuadra krutane e drejtuar nga Ramazan Ndreu, realizoi një tjetër performancë produktive, kur pas barazimit me Partizanin, rrëmbeu me meritë tri pikë ndaj Dinamos (1-0). Golin e vetëm e realizoi Rizvanolli.
Flamurtari-Partizani 3-0
Partizani vazhdon të jetë në krizë. Pas paraqitjes së varfër ndaj Kastriotit, të kuqtë e Likës bënë një paraqitje të shëmtuar në Vlorë ku humbën thellësisht me Flamurtarin. Pas përpjekjeve të shumta të vlonjatëve, avantazhi ka ardhur në minutën e 59’ me anë të Canit. Goli i dytë i takimit vjen në minutën e 81-të me anë të korçarit Mema. Kuqezinjtë kërkojnë të shënojnë sërish dhe ai arrijnë me anë të Bledion Gugës në të 88’.
Tirana-Skënderbeu 4-0
Tirana arrin një fitore tenistike ndaj Skënderbeut 4-0. Pjesa e parë ishte e barabartë mes dy ekipeve. Goli i parë u shënua nga Fagu, ndërsa i dyti nga mbrojtësi Kcira, i cili ndodhet i zbuluar në zonë dhe godet me kokë. Tirana nuk kënaqet dhe sulmon përsëri, duke gjetur edhe golin e dytë me anë të Duros. Edhe goli i dytë vjen në të njëjtin pozicion, shërben Hyka dhe Duro rigjen trekëndshin e portës korçare.
Shkumbini-Vllaznia 3-2
Shkumbini ia ka dalë sërish të mposhtë Vllazninë duke i dhënë Haxhiosmanoviçit humbjen e parë. Goli i parë ka ardhur në minutën e 47-të nga Dalipi. Kuqeblutë gjejnë golin me anë të Sinanit në minutën 53’. Peqinasit marrin sërish situatën në dorë, duke shënuar golin e avantazhit me anë të Dalipit. Vendasit arrijnë të shënojnë sërish me Norën, që e ka çuar shifrën në 3-1. Vllaznia kundërpërgjigjet sërish me një gol të Sinanit në minutën e 89’.
Kategoria Superiore
RENDITJA
SKUADRAT P F B H Golat
1.DINAMO 51 15 6 5 38-11
2.PARTIZANI 49 13 10 3 37-19
3.TIRANA 43 12 7 7 35-25
4.ELBASANI 42 11 9 6 28-14
5.VLLAZNIA 41 11 8 7 39-28
6.BESA 41 12 5 9 32-27
7.SHKUMBINI 37 10 7 9 26-24
8.FLAMURTARI 35 8 11 7 27-26
9.KASTRIOTI 27 8 3 15 17-34
10.TEUTA 26 7 5 14 23-34
11.BESËLIDHJA 26 7 5 14 25-42
12.SKËNDERBEU 11 3 2 21 23-64
KATEGORIA e Parë
JAVA 26-të
DAJTI - TEPELENA 1 - 0
Guri 24’
POGRADECI - BYLIS 0 - 1
K. Asllani 80’
NAFTËTARI – BILISHTI 3 - 0
S. Gega 2’, Dautaj 26’, Adr. Gega 42’
APOLONIA - TURBINA 5 - 1
Çerçizi 5’, 28’, Junior 24’, Meto 85’, Roshi 89’ / Loli 61’
SOPOTI - GRAMSHI 1 - 0
Belba 33’
LUFTËTARI - ADA 0 - 1
Nimani
BURRELI - SKRAPARI 1 - 0
Radaj 47’
TOMORI - LAÇI 1 - 1
Fani 5 ’/ Tanushi 86’
ERZENI - LUSHNJA 0 - 0
RENDITJA
Skuadrat P F B H Golat
1.BYLIS 58 18 4 4 46-12
2.APOLONIA 57 18 3 5 45-14
3.LUSHNJA 54 16 6 4 40-17
4.BURRELI 52 16 4 6 36-16
5.LAÇI 47 13 8 5 38-22
6.ADA 46 14 4 8 43-27
7.SKRAPARI 36 11 3 12 26-27
8.DAJTI 35 10 5 11 28-22
9.POGRADECI 34 9 7 10 25-24
10.BILISHTI S. 34 10 4 12 26-28
11.TURBINA 34 11 1 14 26-35
12.LUFTËTARI 33 9 6 11 35-37
13.SOPOTI 30 9 3 14 25-35
14.NAFTËTARI 30 9 3 14 26-40
15.ERZENI 27 7 6 13 21-28
16.GRAMSHI 23 7 2 17 21-42
17.TOMORI 23 6 5 15 22-43
18.TEPELENA 10 2 4 20 16-72
Pretendentët, asnjë hap fals
Nuk ka sjellë asnjë surprizë për kryesuesit e renditjes, java e 26-të e Kategorisë e Parë. Bylisi i Sejdinit ka korrur një fitore të vyer në transfertën e Pogradecit, duke fituar 1-0 falë një goli të Klodian Asllanit. Apolonia ka shkatërruar Turbinën në Fier, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1. Ka humbur hapin e dy të parave të renditjes, Lushnja që ka marrë vetëm një pikë në Shijak me Erzenin. Burreli vazhdon të tregojë formë të mirë duke koleksionuar tri pikët e radhës, pasi ka thyer në fushën e vet Skraparin me rezultatin minimal 1-0. Surpriza ka ardhur në Gjirokastër, ku Ada e Velipojës ka arritur të mundë vendasit e Luftëtarit 1-0. Kjo fitore e pozicionin Adën në vendin e gjashtë, duke e shkëputur nga pjesa tjetër e renditjes, që ka një diferencë të madhe pikësh. Dajti ka bërë detyrën me Tepelenën, duke fituar 1-0, ashtu si edhe Sopoti që ka fiksuar të njëjtin rezultat në takimin ndaj Gramshit. Naftëtari nuk e ka pasur të vështirë të mundë Bilisht Sportin, duke triumfuar me një rezultat të pastër 3-0, ndërkohë që Tomori e Laçi kanë ndarë nga një pikë me atë barazim 1-1.