E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi kërcënon me largim nga Vëllaznimi

Njëri prej kandidatëve kryesorë për titull të kampionit, Vëllaznimi mund ta humbasë njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të tij.

Skuadra gjakovare mund të mbetet pa kapitenin e saj Atdhe Gashin, i cili po i bojkoton stërvitjet, pasi udhëheqësit e klubit nuk i kanë kryer të gjitha obligimet financiare ndaj tij.

Mesfushori ka paralajmëruar se do ta braktisë Vëllaznimin, nëse klubi nuk i kryen të gjitha obligimet ndaj tij brenda dhjetë ditëve.

“Klubi më ka borxh, andaj nuk kam dal në stërvitje. Nuk e kam ndërmend të dal në stërvitje pa m’i kryer të gjitha obligimet. Nëse borxhet ndaj meje nuk shlyhen brenda dhjetë ditëve, unë nuk do të jem pjesë e Vëllaznimit. I kam disa oferta nga klube tjera dhe po pres edhe oferta tjera”, ka deklaruar Gashi për Express.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›