E Shtunë, 31 Tetor 2026

CD-ja e re e Kejsi Chambers me titull Little Bird

Kejsi embers eshte nje prej artisteve me te njohur te muzikes Kantri te Australise megjithate ajo nuk eshte shume e njohur ne Shtetet e Bashkuara. Por CD-ja e re e Kejsit me titull Little Bird mund te ndryshoje cdo gje.

Kejsi embers ishte vetem 11 vjec kur filloi karieren e saj si pjese e grupit The Dead Ringer Band i kryesuar nga prinderit e saj.  Ne vitin 1999 ne moshen 23 vjecare Kejsi publikoi albumin e saj te pare qe u be i njohur ne gjithe boten. Qe prej atehere ajo eshte shnderuar ne nje yll te muzikes kantri ne vendlindjen e saj Australi madje albumi i saj eshte vleresuar mira nga kritika ne gjithe boten.

Sot Kejsi eshte 35 vjec dhe nene e 2 djemve ndersa pret te behet perseri nene. Little Bird eshte albumi i saj i pare solo qe prej vitit 2006 dhe disa kritike po e cilesojne ate si albumin e karieres se saj. Nje prej kengeve te albumit Beautiful Mess ishte fituesja kryesore ne konkursin nderkombetar te kompozimeve te vitit 2010 duke i siguruar Kejsit 25 mije dollare. Ajo fitoi ndaj 15 mije kompozitoreve nga 115 vende te ndryshme. Kjo ishte hera e pare qe Kejsi merte pjese ne nje konkurs nderkombetar dhe thote se fitorja per kengen Beautiful Mess e bente edhe mete vecante sepse kengen ajo e kompozoi per dy djemte e saj Talon dhe Arlo.

Kejsi embers kompozoi 14 kenge te reja per CD-ne Little Bird dhe e pershkruan ate si me te vertete pozitiv megjithese ne te ka edhe disa kenge te trishtueshme si per shembull kenga me titull Somewhere.

Kejsi embers eshte tani ne nje turne te shkurter neper Shtetet e Bashkuara dhe me pas do te marre pjese ne nje festival ne Fixhi para se te kthehet ne Australi. Little Bird mbyllet me nje kenge qe ajo e kompozoi per te shoqin dhe bashke kompozitorin Shejn Nikollson. Kenga titullohet The Stupid Things I Do

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›