Homazhe Krasniqit percillet shkrimtari i Kosoves

Sulejman Krasniqi, shkrimtari kosovar është ndarë nga jeta të shtunën në shtëpinë e tij në Tiranë. Artisti që bashkoi në letërsi Shqipërinë e Kosovën, mbylli sytë në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje e cila e ngurosi në shtëpi për një kohë të gjatë. Sulejman Krasniqi u nderua me homazhe në hollin e Muzeut Kombëtar. Emra të letrave shqipe i dhanë lamtumirën shkrimtarit përpara se të përcillej në banesën e fundit.
“I ardhur në Shqipërinë e sotme nga Prizreni në vitin ’58, natyrisht që ai solli atë botën e shqiptarëve të atjeshëm që është edhe botë e shqiptarëve të këtushëm, në të njëjtën kohë, iu kushtua kryesisht romanit historik, lëvroi me pasion të veçantë historinë e Shqipërisë, e ngriti atë në art në romanet e shumtë që ka lënë”-tha shkrimtari Bardhyl Londo.
Shkrimtari u nderua edhe nga kryeministri Sali Berisha i cili e vlerësoi atë për penën që frymëzoi luftën e kosovarëve për liri.
“Frymëzoi shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar. Vepra e tij ishte një frymëzim i madh edhe për ata që bënë luftën e fudnit çlirimtare në Europë, UÇK-në. Dua të shpreh dhimbjen, pikëllimin tim të thellë për këtë humbje të madhe, të ngushëlloj familjen e tij, gjithë letrat shqipe”-tha kryeministri Berisha.
Sulejman Krasniqi lindi në Rahovec të Kosovës, ku edhe vuajti burgimin nga regjimi serb. Ai gjeti strehën në Shqipëri, pasi u arratis nga burgu. Përveç mësuesisë, iu kushtua letërsisë duke shkruar mijra faqe. Librat e tij të botuar i kushtohen mbi të gjitha jetës së shqiptarëve të Kosvës dhe cështjes kombëtare. Edhe presidenti i republikës shprehu në një njoftim zyrtar ngushëllimet për humbjen e Krasniqit.
Aurela Papadhima