E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet seria e fundit e sages kinematografike te Herri Poterit

Filmi Harri Poter dhe Shenjtet e vdekshem pjesa e dyte shenoi dhe episodin final te kesaj sage te famshme kinematografike. Mijera adhurues mbushen kinemate anembane botes per te pare per here te fundit boten magjike te krijuar nga shkrimtarja britanike J.K Rowling.

FilmiHarri Potter Shenjterit e Vdekshem pjesa 2 paraqet betejen e fundit te Herrit me Voldemortin magjistarin me te djallezuar e te rrezikshem.

Kjo eshte seria permbyllese e ciklit epik qe ofron efekte speciale dhe nje rrefim emocional. Serite e Herri Poterit kane perfshire planetin. Miliarda njerez kane lexuar librat dhe shume prej tyre kane vendosur qe te shohin udhetimin final te Harry Poterit ne ekranin e gjere ne teknologji 3 dimensionale.

Filmi u shfaq se pari ne Londer. 8 mije njerez zbriten ne sheshin Trafalgar per te pershendetur karakteret e portretizuara nga aktoret e tyre te dashur te cilet ishin aty per te marre pershendetjet e fundit. J.K Rowling krijuesja e Harry Poterit falenderoi aktoret.

Ata nuk e dine se sa shume i dua. Ata kan bere nje pune te mrekullueshme per personazhet e mija. Thjesht i falenderoj per talentin e tyre dhe punen e tyre te madhe.

Ky ishte nje udhetim emocional per ata qe iu dhane jete heronjve te Rowlingut. Ema Watson interpreton Hermionen.

Jam shume e emocionuar per gjithshka eshte bere por jam e gezuar per kapitullin tjeter te jetes sime. Natyrisht jame nostalgjike per gjithe kete periudhe qe mberriti ne mbyllje te saj. Ka qene nje pjese e madhe e jetes sime.

Ajo nuk eshte e vetmja. Nje brez i tere i ka ndjekur karakteret duke u rritur ne syte e tyre. Te rinj anembane botes jane rritur sebashku me ta.

Ne premieren e filmit ne Uashington qindra adhurues prisnin ne rradhe per te pare kapitullin final te magjistareve te rinj.  Ata mendonin per ndikimin e Harri Poterit ne jetet e tyre.

Me duket sikur po i jap fund femijerise sime.

Do me mungoje fakti qe nuk do te kete me libra dhe filma pasardhes te Harri Poterit.

Bota e tyre ishte e mrekullueshme. Mendoj se ajo qe me intrigonte ishte aspekti pamor i filmit efekte speciale qe me kane bere per vehte.

Dhe prinderit jane disi te trishtuar.

Ky film eshte femijeria e femijeve tane. Ata jane rritur me keto histori. Dhe te trishton kur mendon qe ka mbaruar.

Ishte libri me i mire per femije. Ka shume femije qe kane nisur te lexojne vetem nga Harri Poter.

Filmi i pare me regji te Kris Kolombus u realizua ne vitin 2001.

Ishte mbas 11 shtatorit 2001. Dhe mbaj mend qe Kris na tha se Harri Poter po behej ne kohen e duhur kur njerezit kishin nevoje te besonin ne elementin magjik dhe ne dicka me te madhe.

Temat e dashurise besimit dhe besnikerise jane ne filmin e fundit te Harri Poterit. Duke folur per here te fundit perpara shfaqjes se tij Daniel Radclif personifikimi i Harri Poterit per gjithe keto vjet iu dha kete mesazh adhuruesve te tij.

Faleminderit per mbeshtetjen e paepur pergjate gjithe ketyre viteve. Shpresoj te jeni kenaqur me kete film. Mendoj se adhuruesit e Herri Poterit jane kurioz dhe me imagjinate. Ndaj tani u iu them atyre qe kete kuriozitet ta perdorin per te zbuluar gjera te reja ne jetet e tyre.

Nje mesazh ky nga nje magjistar i famshem i cili na ka mesuar ne te gjitheve te besojme se cdo gje eshte e mundur dhe se kurre nuk duhet te dorezohesh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›