E Diel, 1 Nëntor 2026

CDU-ja shënon rënie në Meklenburgun Perëndimor

Sipas të dhënave jo përfundimtare, konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë shënuar një rënie në mbështetjen e votuesve në vendlindjen e saj. Sipas këtyre të dhënave, të publikuara në televizionin gjerman “ARD”, kristiano-demokratët e Merkel-it fituan 24 % të votave në zonën në fjalë që krahasuar me vitin 2006, paraqet një rënie prej 4.8 për qind.

Partia Social Demokrate (SPD) ishte më e fuqishmja me 37 % të votave, një përmirësim i dukshëm nga 30.2 për qindëshi të cilën kjo parti pati fituar pesë vite më parë.

Partia e majtë “Linke”, thuhet se ka fituar 17 %, ndërsa “Die Grünen” thuhet se kanë fituar 8.5 %.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›