E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, vriten civilët dhe pjestarët e forcave të sigurisë

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë, kanë vrarë të paktën tetë civilë gjatë sulmeve në qytetet veri-perëndimore, ndërsa autoritetet kanë akuzuar grupet e armatosura të jenë përgjegjës për vrasjen e nëntë personave, gjatë pritës që i është bërë një autobusi.

Incidenti, gjatë të cilit u vranë civilët, raportohet të ketë ndodhur në zonën rurale Hama dhe në krahinën Idlib. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të paktën 2200 protestues janë vrarë nga trupat qeveritare gjatë pesë muajve të kaluar. Ndërkaq, agjencia shtetërore e lajmeve “SANA”, njoftoi se gjashtë pjesëtarë të ushtrisë dhe tre civilë janë vrarë, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur kur një “grup i armatosur i terroristëve” i zuri priten një autobusi ushtarak në qytetin Mardat në zonën rurale të Hama-s.

Sipas agjencisë, tre nga të armatosurit janë vrarë gjatë kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›