CEZ: Ja oraret e ndërprerjes së energjisë elektrike sipas zonave
Në kuadër të përmirësimit të rrjetit elektrik, CEZ Shpërndarje është duke ndërmarrë një sërë remontesh në disa nënstacione dhe linja elektrike. Për shkak të këtyre remonteve, CEZ Shpërndarje ka bërë me dije se do të ketë mungesë të energjisë elektrike në zonat që furnizohen nga këto nënstacione apo linja. CEZ thotë se këto remonte janë të nevojshme për përmirësimin e rrjetit elektrik. Duke iu referuar tabelës informuese të CEZ Shpërndarje, zonat që do të përfshihen nga ndërprerjet e energjisë elektrike do të jenë: përgjatë shinave të trenit, Kodër Kamëz, Paskuqan, Bathore, një pjesë e Laprakës më datën 01.04.2011, nga ora 09:00 deri në15:00; përgjatë shinave të trenit, Kodër Kamëz, Paskuqan, Bathore, një pjesë e Laprakës më datën 30.03-01.04.2011 dhe ndërprerjet do të jenë të alternuara. Ndërsa Komunat Luz i Vogël, Vorrozon, Bagoj dhe Helmas do të kenë ndërprerje të energjisë më datën 30.03-01.04.2011, nga ora 09:00 deri në15:00; Komuna Krastë dhe Bater më 30.03.2011, në orët 09:00-15:00; Komuna Dajç më 30.03-01.04.2011 dhe do të ketë ndërprerje të alternuara; Komuna Bulqizë do të ketë ndërprerje më datën 30.03-01.04.2011 dhe këto ndërprerje do të jenë të alternuara. Peshkopia dhe rrethinat do të kenë mungesë energjie elektrike në datat 30.03-01.04.2011 dhe ndërprerjet do të jenë të alternuara. Komunat Temal, Dushman, dhe Shllak do të kenë ndërprerje të alternuara më datat 30.03-01.04.2011. Komunat Lukovë dhe Ksamil më 31.03.2011 në orarin 09:00-12:00; Komuna e Orikumit dhe zona e Pashalimanit 30.03-01.04.2011, 09:00-15:00; Fshati Kuç dhe rrethinat 30.03-01.04.2011, 9:00-15:00 (të alternuara); Poliçan dhe rrethinat 30.03-01.04.2011, ndërprerje të alternuara; Gjirokastër dhe Komuna Lazarat. 30.03-01.04.2011, 09:00-15:00 (të alternuara); konsumatorët privatë: Fabrika e tullave, Argjila 1, argjila 2, karbon, 2 km 68 30.03-01.04.2011 dhe ndërprerjet do të jenë të alternuara.