E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati studimi për Trans Adriatikun, do të kalojë nga Shqipëria

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka përfunduar studimin e rafinimit ndërmjet Thessaloniki (Greqi) dhe kufirit Grek-Shqiptar, kanë bërë të ditur burime pranë kompanisë. Më shumë se 50 ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë drejtuar detajet e studimeve krahasuese të korridorit prej 50 km. Tri fushat e mbulimit ishin organizuar në Greqinë veriore, për të identifikuar terrenin gjeologjik, trashëgiminë kulturore dhe shoqërore. Në 63 takime me autoritete të niveleve të ndryshme kompani lokale dhe shoqata jofitimprurëse, kanë takuar më shumë se 400 njerëz, për të debatuar rreth studimit. Trans Adriatiku prej 520km i gjatë do të nisë në Greqi, afër Thessaloniki, përgjatë Shqipërisë dhe detit Adriatik e do t’i afrohet Italisë afër Brindisit, me qëllim që të lejojë gazin të rrjedhë direkt nga Kaspiku për në tregun Europian..

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›