E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, miratohet buxheti 2011 me total 1.2 miliardë euro

Me 67 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje në parim projektbuxhetin për vitin 2011. Opozita votoi kundër. Votimit i parapriu një debat i ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës. Nga 107 deputetët e pranishëm në sallë, 67 votuan për këtë projektbuxhet, i cili duhet të shndërrohet në ligj jo më larg se 31 marsi. Buxheti i ri i Kosovës për 2011-tën parashikon realizimin e të ardhurave në vlerë 1 miliard e 265 milionë euro, kurse shpenzime më tepër, rreth 1.4 miliardë euro. Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashikohet që rritja ekonomike për Kosovën të jetë 5.5%.

Opozita kritikoi projektbuxhetin, duke paralajmëruar se Qeveria mund ta fusë vendin në kolaps financiar për shkak të deficitit të lartë buxhetor. Kurse kryeministri i Kosovës, Hashm Thaçi, në pjesën më të madhe gjatë prezantimit të projektbuxhetit, u ndal te rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik. Ai theksoi se rritja e pagave ka qenë një vendim i vështirë, për shkak të kundërshtimit permanent nga ana e FMN, por, sipas tij, ky vendim ka qenë i paevitueshëm. Shpenzimet për këtë vit, sipas Kryeministrit, janë rreth 19% më të larta se viti i kaluar dhe kjo për shkak të ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›