Vilanova ne proven e pare

Nuk është më ai që kemi parë për 4 vjet me radhë. S’është Guardiola. Përballë Zhoze Murinjos në Superkupë do të jetë Tito Vilanova, që e merr sportivisht përballjen e madhe të sotme.
“Nuk mendoj se ndonjëra nga skuadrat është më e mirë sesa tjetra. Jo në këtë moment. Zakonisht, ekipet kapin formën maksimale në fund të sezonit kur vendoset fati i titujve. Të dyja skuadrat patën lojtarë në Euro 2012, patën të njëjtat ditë pushimi, ndaj nuk shoh diferencë. Sa për Superkupën, nuk dua të shqetësohem më shumë sesa duhet për rëndësinë e saj. Unë dua të kënaqem me këtë profesion dhe të gëzoj jetën”.
Debati është i madh dhe ngacmues: A ka qenë Barcelona dominuese ndaj Realit gjatë gjithë këtyre viteve?
“Nuk e di nëse jemi dominues apo jo. Unë di vetëm që kemi fituar shumë tituj. Shumë skuadra mbahen mend për mënyrën sesi luajnë më shumë sesa për titujt që fitojnë. Në historinë e futbollit mund të ketë vetëm 4 apo 5 ekipe të tilla dhe Barcelona është njëri prej tyre. Kjo është e sigurt. Për shembull, nuk mbaj mend sesa tituj ka fituar Milani i Sakit, por ajo skuadër dha një shembull të madh, ashtu si edhe Barça që kemi parë në 4 vitet e fundit”.
Prova e parë e zjarrit për Vilanovën do të jetë sonte në 22:30 në “Kamp Nou”. Pikërisht aty ku ai pati ngjarjen e shëmtuar me Murinjon, në përfundim të Superkupës së vitit të kaluar, fituar nga Barcelona.