CEZ gënjen nga pak

Por në fakt, CEZ nuk tregohet e sinqertë me deklaratën e shpërndarë, pasi zona të tëra që prej mbrëmjes së diel kur ishte edhe festa e Kurban Bajramit, nuk janë furnizuar as edhe një minutë me energji elektrike.
Qindra banorë në komunën e Paskuqanit, fare pranë Tiranës dhe veçanërisht nënstacionit elektrik, janë pa drita prej gati 48 orësh. Ndryshe, kompania CEZ thotë se sot nuk do të kenë energji zona tek Rruga Jordan Misja, Siri Kodra, Paskuqani, Sallheri, Kodër Kamza, etj. Sipas kompanisë, shkak i ndërprerjes është bërë djegia e transformatorit në nënstacionin Dinamo.
Kujtojmë se brenda një jave, Ministria e Ekonomisë, i vendosi dy gjoba kësaj kompanie për shkak të vjedhjes së konsumatorëve me anë të sahatëve matës. Gjoba e parë ishte në shumën e 30 milionë lekë të vjetra, për mos vulosjen si duhet të matësve, ndërsa gjoba e dytë ishte 500 mijë euro për abuzim me matësit e energjisë elektrike. /S.Ll/Start/
2011-11-08 10:53