CEZ, harta e re e kufizimeve gjashtë orë në ditë
Në kuadër të përmirësimit të rrjetit energjetik, CEZ Shpërndarje njoftoi dje se, këtë javë do të ndërmarrë një sërë remontesh në zona të ndryshme të Shqipërisë. Kështu, për shkak të këtyre remonteve, në disa zona do të ketë edhe stakime të energjisë elektrike. Kufizimet do të jenë 6 orë në ditë dhe do të nisin nga data 23, deri me datën 25. Më së shumti, kufizime do të përjetojnë Elbasani, Pogradeci, Kamza etj.