E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceku: Pro amnistisë fiskale, projekti është konfuze

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Ceku ka deklaruar se gjithmonë është momenti i duhur për të falur. Në këtë mënyrë, ai është shprehur pro procesit të Amnistisë Fiskale, duke thënë se është një nga iniciatorët. “Amnistinë fiskale kam vite që e kam propozuar. Por me çfarë lexoj në media, ka shumë konfuzion. Në momente të caktuara, shteti duhet të bëjë amnisti, por me kritere të përcaktuara qartë, jo ashtu siç po pretendohet tani”, – u shpreh Ceku. Sipas tij, nuk ka moment të duhur, ose jo të duhur, në fushën e financave publike, por sipas Cekut amnistia fiskale duhet të bëhet me tru.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›