E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, 83 familjet qe u privatizohen banesat Luljeta Ndoka

Keshilli Bashkiak do te shqyrtoje dhe miratoje projektvendimin qe ka te beje me privatizimin e ish-banesave shteterore, qe do te kalojne ne pronesi te familjeve qe kane vite e dekada qe jetojne ne to. Keshtu, sipas relacionit te ketij projektvendimi, pritet qe te miratohet perfundimi i procedurave te privatizimit te banesave, te cilat kane mbetur pa u regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per lidhjen e kontratave para noterit. Keshtu, Drejtoria Nr.3 e Punetoreve te Qytetit, Tirane ne cilesine e Njesise se Privatizimit, miratuar me vendim te Keshillit Bashkiak ne vitin 2008, parashtron ceshtjen per zgjidhjen e problemit te kategorise se qytetareve, banesat e te cileve kane qene objekt i ligjit per "Privatizimin e banesave shteterore" dhe procedura e privatizimit te tyre nuk ka perfunduar. Kjo, per shkak se ata nuk kane mundur te perfundojne regjistrimin e banesave prane Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Tirane pasi nuk eshte lidhur kontrata e privatizimit perpara noterit publik. Sipas relacionit te Keshillit Bashkiak, keta qytetare kane jetuar prej me shume se njezet vjetesh ne banesat, te cilat ende figurojne prone shteterore, pra asete te Bashkise se Tiranes, si dhe kane shlyer vleren e tyre. Kesisoj, ne zbatim te ligjit per "Privatizimin e banesave shteterore", kjo kategori qytetaresh, duhet te kishte nenshkruar kontratat e shitblerjes se apartamenteve, me perfaqesuesin e Ndermarrjes Komunale Banesa (sot Drejtoria Nr.3 e Punetoreve te Qytetit, Tirane) perpara noterit publik, ne menyre qe te vijonte procesi i regjistrimit prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Tirane. Ndermarrja Komunale Banesa, deri ne daljen e dekretit te Presidentit per "Trajtimin e banesave shteterore te paprivatizuara", ka kryer procedurat e privatizimit te banesave te paprivatizuara. Me daljen e ketij dekreti, kompetencat per privatizimin e banesave i kaluan keshillave te Bashkive dhe Komunave. Keshtu, Drejtoria Nr.3 e Punetoreve te Qytetit, me ngritjen e saj si strukture, trashegoi kompetencat e Ndermarrjes Komunale Banesa, dhe ka ndjekur procedurat e privatizimit te banesave, mbi bazen e vendimeve te Keshillit Bashkiak per cdo rast. Lidhur me kete proces, prane Drejtorise Nr.3 te Punetoreve te Qytetit, jane evidentuar rast pas rasti qytetaret qe kane mbetur pa i regjistruar banesat e tyre prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per shkak se nuk jane lidhur kontratat e shitblerjes se ketyre apartamenteve para noterit publik. Sa me siper, Drejtoria Nr.3 e Punetoreve te Qytetit pasi trajtoi kerkesat e qytetareve te cilet gjenden ne tabele, ka kaluar per shqyrtim dhe me pas per miratim, lista e apartamenteve te paprivatizuara me autorizim dhe kontrata qiraje te lidhura para vitit 1992, per te cilat paguhet qira prane Drejtorise Nr.3 te Punetoreve te Qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›