E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, mediat: Shqiptarët mblodhën plaçkat

Qindra emigrantë në mesin e atyre që filluan të shkonin në Greqi në fillim të viteve `90 për të kërkuar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre, tashmë janë duke liruar shtëpitë dhe duke paketuar plaçkat për t`u kthyer mbrapsht në shtëpi, të detyruar nga kriza ekonomike”.
 

Kështu nis artikulli i të përditshmes greke “Ekathimerini”, me titullin “Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët kthehen në shtëpi”.
Në radhët e tij, thuhet se shtresa e emigrantëve shqiptarë ëshytë kryesorja që po e braktis Greqinë muajt e fundit. Duke shtuar se lagje athinase që janë të njohura për popullsi të mëdha me emigrantë si Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia, janë duke u braktisur gjithnjë e më shumë nga emigrantët shqiptarë, të vendosur aty në fillim të viteve `90 dhe gjatë këtyre dy dekadave të fundit. Ata që mbeten më shumë të zbrazëta, janë apartamentet e vogla apo bodrumet, në të cilat ata jetonin kryesisht, ndryshe nga popullata vendase.
 

Nga ana tjetër, thuhet se “qeveria shqiptare i është përgjigjur fluksit të riatdhesimeve, sipas Flutura Tafilakut, një anëtare e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Athinë, mes “politikave të inkurajimit për kthim”.Është vlerësuar se nga 500.000 shqiptarë që jetojnë në Greqi, 50.000 prej janë kthyer në shtëpi që nga viti 2004. Rumunët, bullgarët dhe polakët, tani qytetarë të Bashkimit Evropian, janë gjithashtu të vendosur që kthehen në vendet e tyre, të cilët janë duke përjetuar një rritje të ndjeshme që nga aderimi i tyre në BE.
Disa emigrantë aziatikë janë gjithashtu duke menduar idenë e lënies së Greqisë si dhënëse e punës, duke i vënë lejet e tyre të qëndrimit në rrezik. Ky opsion është duke u konsideruar kryesisht nga të rinjtë që kanë vajtur në Greqi nga India, Pakistani dhe Bangladeshi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›