E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli Politikat e qeverise po nxisin standartizimin e bujqesise

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, tha të premten se politikat bujqësore të qeverisë dhe projektet e financuara nga donatorët, po mbështesin fermerin dhe përmirësojnë ndjeshëm progresin e këtij sektori.

I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në mjediset e MBUK, me donatorë dhe përfaqesues projektesh që operojnë në vendin tonë, Ruli vuri në dukje sfidat e bujqësisë në optikën e aderimit në BE, strategjitë dhe nevojat sektoriale të Shqipërisë per zhvillimin e bujqesisë.
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, ministri Ruli prezantoi politikat dhe nismat që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke u shprehur se "bujqësia vlerësohet si një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare, ku është e punësuar rreth 50% e popullsisë dhe jep rreth 1/5 e PBB".

Ministri Ruli bëri prezent përpara një audience të gjerë ekspertësh dhe donatorësh që zbatojnë projektet e tyre në vendin tonë, situatën në sektorin e blegtorisë, agroindustrisë dhe sigurisë ushqimore, të cilat synojnë të arrijnë standardet dhe konkurrueshmëri në tregjet evropiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›